3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Zvicra hoqi Shqipërinë nga lista e « vendeve me rrezik”. Në listë mbeten Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore etj..

Bernë, 14 prill -Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) ka azhurnuar listën e re të vendeve që vlerësohet se kanë një rrezik të lartë të infeksionit nga koronavirusi duke hequr nga kjo liste Shqipërinë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Konfederata helvetike mban një listë të shteteve dhe zonave që janë në rrezik të lartë për infeksionin e koronavirusit. Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) harton listën në emër të Konfederatës sipas kritereve specifike. Ndërsa situata epidemiologjike është në zhvillim e sipër, lista azhurnohet rregullisht, përgjithësisht çdo dy javë.

Lista e shteteve dhe zonave me rrezik të lartë të infeksionit azhurnohet rregullisht. Më e fundit u lëshua në 7 Prill. Kushdo që hyn në Zvicër nga këto shtete dhe zona duhet në veçanti të karantinojë vetë.

Hequr nga lista që nga 8.4.2021: Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe, Francë: Rajoni Korsikë, Itali: Regione Abruzzo, Itali: Regione Basilicata, Itali: Regione Molise, Itali: Regione Umbria, Israel, Xhamajka. Kurse në listë ka mbetur edhe em tutje Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi  etj.., njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas Zyrës Federale e Shëndetit Publik (OFSP) lista në fuqi për hyrje në Zvicër nga 19.4.21

 

Derniers articles