Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron.
Zahir Tanin, Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral në fjalën e tij përmbledhi ngjarjet e gjashtë muajve të fundit, si zgjedhjet e fundit parlamentare, zgjedhjen e presidentes dhe situatën me pandeminë.
Gërvalla ne seancen e KS te OKB: Babain tim e ka vrare regjimi serb
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviq, duke thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.
“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla.
Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që po mbahet në formë virtuale, përfaqësuesi i ShBA-së ka thënë se UNMIK-u ka kohë që ka përfunduar qëllimin për çfarë është vendosur në Kosovë dhe tani duhet të mbyllet.
Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin.
“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.
Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.
“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.