18.8 C
Berne
mardi 24/06/2025

Lajmi i fundit, Pas Tirane, në Gjenevë: Zvicra do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian në vitin 2027. Të pranishem Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

Bernë, 24 maj -Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, konfirmoi atë që Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter la të kuptohej në fund të samitit të javës së kaluar në Tiranë, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Costa tha se Zvicra do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) të vitit 2027, i cili mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të kontinentit

Pastaj, në vitin 2027, do të jetë radha e Zvicrës në pranverë, e ndjekur nga Greqia në gjysmën e dytë të vitit.

I themeluar në vitin 2022 me iniciativën e Presidentit Francez Emmanuel Macron, në përgjigje të luftës në Ukrainë, Komuniteti Politik Evropian synon të jetë një platformë për diskutime politike dhe strategjike mbi të ardhmen e Evropës.

Që atëherë, janë mbajtur gjashtë takime. Samitet mbahen në gjysmën e parë të vitit në një vend jashtë BE-së, dhe në gjysmën e dytë në shtetin anëtar që mban presidencën e BE-së.

Derniers articles