11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Zvicra dhe Kosova me marrëveshje të re mbi cështje penale ngushtojne rrethin e kriminelëve

Zvicra dhe Republika e Kosovës dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Prishtinë, 6 perill -Në në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë sot u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, gjegjësisht nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, njofton nga Prishtina korrespondentja e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Nga Prishtina: Belinda MEHANA

Sipas autoriteteve zvicerane dhe kosovare, marrëveshje në fjale ka për qëllim forcimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të dy vendeve, lehtësimin dhe harominizimin e procedurave ligjore për një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe efikas. Marrëveshja në fjalë është hartuar në frymë dhe në përputhje me rregullat dhe parimet përcaktuara nga Konventat e Këshillit të Evropës të fushës.

Për herë të parë, një traktat i ndihmës reciproke parashikon mundësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta hetimore. Kjo dispozitë është futur në ligjin për ndihmën penale ndërkombëtare më 1 korrik 2021.

Marrëveshja, njëkohesisht do të rregullojë procedurën rreth ofrimit të ndihmës juridike të ndërsjellë në çështjet penale, duke ngërthyer standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe duke reflektuar praktikat më të mira evropiane përkitazi me kërkesat e kohës. Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit.

Traktati i lidhur me Kosovën inkorporon parimet thelbësore të përfshira në Konventën Evropiane për Ndihmën e Ndërsjellë në Çështjet Penale dhe me Ligjin për Ndihmën e Ndërsjellë Ndërkombëtare në Çështjet Penale (EIMP). Qëllimi i tij është të thjeshtojë dhe përshpejtojë procedurën e ndihmës së ndërsjellë ndërmjet dy shteteve. Në veçanti, ajo imponon kërkesa të reduktuara formale, për shembull duke hequr dorë nga legalizimi.

Në të njëjtën kohë, ai përcakton në detaje kërkesat e zbatueshme për kërkesat e ndërsjella të ndihmës juridike, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të dhënave. Për më tepër, ai cakton një autoritet qendror në secilin prej dy shteteve, i cili do të jetë personi kontaktues i drejtpërdrejtë për përpunimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike. Traktati i referohet të drejtave të njeriut dhe Kosova zbaton standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me çdo shkelje të supozuar që përbën bazë për refuzimin e ndihmës së ndërsjellë juridike.

Derniers articles