17.5 C
Berne
dimanche 8/09/2024

Zvicra, aty ku shkruhet historia dhe paqja. Konferenca për Ukrainën po dëshmon kete në Bürgenstock, e tha edhe Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se konferenca e dytë për Ukrainën duhet të « përcaktojë fundin e konfliktit ».

Nefail Maliqi, nga i dërguari ynë special në Bürgenstock

Bürgenstock, 15 qershor Sot dhe nesër (15 dhe 16 qershor) Zvicra eshte nikoqire e një konferencë të nivelit të lartë mbi paqen në Ukrainë në Bürgenstock. Qëllimi i konferencës është të zhvillojë një kuptim të përbashkët të një rruge të mundshme drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Por ekspertët dhe kritikët thonë se në takim pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë.

Në Zvicër nisi të shtunën një takim dyditor, ku synohet të hidhën hapat e parë drejt paqes në Ukrainë edhe pse ekspertët dhe kritikët thonë se pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Ai tha se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm. “Ne kemi arritur t’i kthejmë botës idenë se përpjekjet e përbashkëta mund të ndalojnë luftën dhe të vendosin një paqe të drejtë. Unë besoj se ne do të dëshmojmë që historia po bëhet këtu në këtë takim”, tha zoti Zelenskyy.

SHBA përfaqësohen nga Nënpresidentja Kamala Harris, Franca nga Presidenti Macron, Gjermania nga Kancelari Scholz, Italia nga PM Meloni, Britania e Madhe nga Rishi Sunak e me rradhë. Po ashtu marrin pjesë edhe delegacione përfaqesues të Këshillit të Europës, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, Presidenti i Këshillit Europian, Presidentja e Parlamentit Europian, Patriarku Bartolemeu etj.

Zelensky: Samiti i dytë duhet të përcaktojë fundin e konfliktit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se konferenca e dytë për Ukrainën duhet të « përcaktojë fundin e konfliktit ». Puna para kësaj duhet të bëjë të mundur paraqitjen e një plani në Rusi, tha ai të shtunën në mbrëmje në fillim të samitit në Bürgenstock (NW).

Këtë fundjavë ai dëshiron të dalë me një plan veprimi për sigurinë bërthamore, sigurinë ushqimore dhe çështjet humanitare. « Është e mundur, » këmbënguli ai. “Pse nuk është Rusia atje? Nëse Rusia donte paqen, nuk do të kishte nisur luftë”, tha ai.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris njoftoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë pjesërisht për sektorin energjetik të Ukrainës dhe situatën humanitare. Zonja Harris e bëri njoftimin pas mbërritjes në takimin që filloi të shtunën në Luzerne të Zvicrës. “Kjo ndihmë do të ndihmojë Ukrainën t’i përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike duke mbështetur riparimin dhe rimëkëmbjen e tyre, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Ukrainës ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji dhe duke hedhur bazat për riparimin dhe zgjerimin e sistemit energjetik të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e nënpresidentes amerikane.

Ajo njoftoi gjithashtu se 379 milionë dollarë do të jepen si ndihmë humanitare nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për të ndihmuar refugjatët dhe njerëzit e tjerë të prekur nga lufta.

Stoltenberg: Ukraina duhet të jetë e aftë të godasë në thellësi të territorit rus

Zoti Stoltenberg mirëpriti vendimet e fundit nga disa shtete anëtare të aleancës për të zbutur kufizimet në përdorimin e disa armëve perëndimore për të goditur objektiva brenda Rusisë, kryesisht pasi Moska filloi të sulmonte Kharkivin nga brenda territorit rus.

Kohët e fundit, Uashingtoni i dha Kievit leje për të përdorur armët amerikane që të godasin objektiva tokësore ushtarake brenda Rusisë, por me kufizime të rrepta gjeografike.

Presidentja e Konfederatës Viola Amherd dhe këshilltari federal Ignazio Cassis mbërritën në Bürgenstock. Këshilltarët federalë vizituan vendin dhe ishin në gjendje të dëshmonin përparimin e përgatitjeve. Me pjesëmarrjen e 100 delegacioneve nga të gjitha rajonet e botës, konferenca do të synojë të inicojë një proces paqeje. Detyrë e vështirë por e nevojshme pas më shumë se dy vitesh luftë dhe mijëra vdekje.

Plani paraqet synime ambicioze, përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga territori i pushtuar ukrainas, ndërprerjen e armiqësive dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë, përfshirë Krimenë. Ky është një rezultat i pamundur në këtë periudhë të kësaj lufte, pasi Ukraina nuk është në gjendje të negociojë nga një pozicion i fortë. Ushtria ruse ka epërsinë me fuqinë e zjarrit dhe numrin e trupave, ndërsa vrulli i Kievit është bllokuar nga vonesat e furnizimeve ushtarake perëndimore.

Zyrtarët zviceranë presin që në këtë konferencë të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Rreth 100 delegacione, përfshirë udhëheqës të Bashkimit Evropianë dhe të Kombet e Bashkuara do të jenë të pranishëm.

Ketu në Bürgenstock jane prezent edhe Shqipëria dhe Kosova. Presidenti  Bajram Begaj, do të jetë sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet  në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Bürgenstock-un ketu e quajnë joratsesisht si foleja e shqiponjës që ka mirëpritur të mëdhenjtë e kësaj bote për 150 vjet. njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga Bürgenstock, si një media e vetme në shqip që po ndjek nga afër këtë samit botëror.

Për këtë arsye ka të ngjarë që elementet më të diskutueshme të planit të mos debatohen, thonë ekspertët. Vetëm tri tema do të jenë në tryezën e takimit: siguria bërthamore, përfshirë centralin bërthamor të Zaporizhzhias të kontrolluar nga Rusia; ndihma humanitare; dhe siguria ushqimore, jo vetëm në Ukrainë, por globalisht, veçanërisht efektet e përhapura të luftës në prodhimin bujqësor dhe eksportet e Ukrainës.

Për Emmanuel Macron, paqja nuk mund të jetë « kapitullimi i Ukrainës »
Presidenti francez Emmanuel Macron beson se paqja e qëndrueshme në Ukrainë “nuk mund të jetë një kapitullim” i këtij vendi. « Ka një agresor dhe një viktimë. » Të shtunën në mbrëmje në Bürgenstock (NW), ai bëri thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të numrit të vendeve të lidhura me përpjekjet e nismës. Ne kemi nevojë për « parime kyçe » nga komuniteti ndërkombëtar përballë Moskës.

Pasi mbërriti me vonesë, presidenti francez sugjeroi vazhdimin e shpejtë të nismës së mirëpritur nga Zvicra. Ai gjithashtu kërkon të ushtrojë presion ndaj Rusisë për një armëpushim në muajt e ardhshëm.

Nuk duhet të shumëfishojmë qasjet për të shmangur “ndarjet”, paralajmëron Emmanuel Macron. Sipas tij, ky mekanizëm është i rëndësishëm jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën, sepse tregon se një fuqi « imperialiste » që bazohet në marrëveshjet ndërkombëtare për të justifikuar ofensivat kundër vendeve të tjera, mund të jetë i gabuar. Ashtu si shumica e liderëve, ai këmbënguli në rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare.

Rishi Sunak: « Sigurisht që do të ketë mendime të ndryshme rreth tryezës »
Kryeministri britanik Rishi Sunak është i vetëdijshëm se jo të gjithë pjesëmarrësit në konferencën e paqes në Ukrainë në Bürgenstock (NW) janë dakord. Por agresioni rus « nuk mund të mbizotërojë », tha ai të shtunën në mbrëmje.

“Sigurisht që rreth tavolinës do të ketë mendime divergjente”, tha kryeministri, në vështirësi në vendin e tij pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme. Por të gjithë pjesëmarrësit “po kërkojnë një armëpushim të vërtetë për këtë konflikt. Dhe kjo nuk është ajo që i intereson Rusisë”, tha ai.

Ekspertët thonë se mospjesëmarrja e Rusisë lë pak shanse për arritjen e një suksesi. Ndërkohë, Turqia dhe Arabia Saudite kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm, ndërsa vendet kryesore në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut do të përfaqësohen në nivele më të ulëta.

Pekini nuk po merr pjesë në këtë takim, me arsyetimin se është humbje kohe përderisa në të nuk merr pjesë Moska. Plani i paqes i Ukrainës i hartuar nga presidenti Zelenskyy, përshkruan 10 propozime që përmbledhin pikëpamjet e presidentit për t’i dhënë fund luftës kundër agresionit të Rusisë, tashmë në vitin e tretë.

Derniers articles