Berne, 2 nentor -Sot forcat e policisë zvicerane, në bashkëpunim me Swiss Crime Prevention (PSC) dhe Swiss Security and Habitat (SHS), organizojnë ditën e 7-të kombëtare të parandalimit të vjedhjeve. Kjo fushatë kombëtare synon të sensibilizojë popullatën për rreziqet e vjedhjeve, veçanërisht për masat e duhura parandaluese. Sot, e martë, 2 nëntor 2021 është Dita e 7-të Kombëtare e Parandalimit të Vjedhjeve, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kjo fushatë, e udhëhequr nga forcat e policisë zvicerane, Swiss Crime Prevention (PSC) dhe Swiss Security and Habitat (SHS), synon të informojë popullatën për rreziqet e vjedhjeve dhe masat e duhura parandaluese. Statistikat tregojnë Në nivel kombëtar, vjedhjet me thyerje dhe kontrabandë janë në rënie.
Policia zvcerane: Në Gjenevë vjedhjet kanë shënuar rënie!
Në kantonin e Gjenevës, në vitin 2010 janë regjistruar 8,108 vjedhje, ndërsa 10 vjet më vonë, në vitin 2020, janë regjistruar 3,599, një rënie prej 56%. Megjithatë, fenomeni mbetet aktual edhe sot. Në vjeshtë, kur ditët po shkurtohen, hajdutët mund të shohin më lehtë nëse shtëpitë apo apartamentet duken të pabanuara. Midis shtatorit dhe marsit, vërejmë mirë numri i të ashtuquajturave vjedhje të “mzgut” të kryera në vende private. Ndaj policia na rikujton masat e duhura parandaluese.
Në të vërtetë, rreziku i vjedhjes tashmë mund të reduktohet ndjeshëm pa shumë përpjekje: Simuloni një prani me një kohëmatës ose programimin e televizionit / radios tuaj. Nëse vëreni ndonjë sjellje të dyshimtë telefononi pa vonesë në numrin 117. Pjesë e saj janë edhe vëzhgimet e komshiut. Mbyllni dyert, edhe gjatë mungesave të shkurtra. Informoni fqinjët tuaj gjatë mungesave të zgjatura. Syri i tyre i vëmendshëm mund të ndihmojë. Kerko per keshille. Shumë forca policore, por edhe kompani private, kanë këshilltarë kompetentë për çështjet e sigurisë.