Gjenevë, 8 shkurt — Gjeneva me mbi 30 mijë shqiptarë, ndërsa Zvicra me mbi 300 mijë… Pra, ku ka kuantitet, ka edhe kualitet. E them këtë sepse autoritetet zvicerane — nga deputetët komunalë e kantonalë deri te ministrat dhe presidenti i shtetit — sa herë flasin për diasporën shqiptare, në këtë rast komunitetin shqiptar në Zvicër, përdorin fjalë të mira, duke e cilësuar si shembull integrimi dhe suksesi.
Jo vetëm kaq — sot diaspora shqiptare po kontribuon jo vetëm në zhvillimin, ndërtimin dhe proceset politike në Zvicër, por edhe në Kosovë, duke sjellë ndryshime reale, siç shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
XAHVIT ISALMI: NE, SI DIASPORË, PËRVEÇ FAMILJEVE TONA, PO MBAJMË DY SHTETE — ZVICRËN DHE KOSOVËN — DUKE INVESTUAR DHE NDËRTUAR!
Paradite me mallter, pasdite me kravatë si deputet, këshilltar komunal…Ndërsa gjate uikendit me plis të bardhë, në aktivitete dhe takime me bashkatdhetarët tanë për ta ndihmuar Kosovën!
Njëri ndër ta është edhe Xhavit Islami, veprimtar i njohur që jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës prej 40 vitesh, së bashku me familjen e tij. Prej 15 vitesh, ai me djemtë e tij drejton firmën e njohur në Kantonin e Gjenevës “Alpha SA – BAT”, kompani ndërtimi me mbi 50 punëtorë.
“Kompania jonë « Alpha SA – BAT » merret me punime rinovimi dhe heqjeje asbesti (Travaux de rénovation et de désamiantage) dhe vepron në tërë kantonin e Gjenevës,” thotë Xhavit Islami për gazetën LeCanton27.ch.
Në fillim të bisedës, biznesmeni dhe veprimtari i shquar kujton ditët e para të mërgimit, të cilat sipas tij nuk ishin të lehta:
“Kur erdhëm në Zvcër, vitet e para në gurbet i kishim të vështira – na mungonte gjuha, puna, banesa, letrat…Por, gradualisht e mësuam gjuhën, punen dhe traditën e punës. Fitimin fillimisht e ndanim me familjen ne vendlindje , sepse lufta la pasoja të medha tek ne…
Gjatë udhëtimit nga Versoix drejt Gjenevës, ai tregonte me gisht:
“E sheh atë fabrikë? Ne e kemi ndërtuar me këto duar…
E sheh atë ndërtesë 7-katëshe? Edhe ajo është punë e kompanisë sonë ‘Alpha BAT’…
Edhe një pjesë e Pallatit të Organizatave Ndërkombëtare është ndërtuar nga ne.”
Xhavit Islami prej 40 vitesh në Gjenevë ndërton jo vetëm ura betoni, por edhe ura bashkëpunimi dhe miqësie mes zviceranëve dhe shqiptarëve.
Ai thekson se sot fokusi kryesor është edukimi, punësimi dhe integrimi i fëmijëve, duke ruajtur kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe: “Paraja nuk vlen nëse fëmijët asimilohen apo devijojnë.”
Xhavit Islami njihet jo vetëm si biznesmen i suksesshëm, por edhe si humanist dhe veprimtar i shquar i diasporës shqiptare në Zvicër. Ai është kryetar i Shoqatës Humanitare ‘Vitia’ në Gjenevë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë në vendlindje dhe proceset demokratike në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës deri në pamvarësi!
Si përkrahës i presidentit historik Ibrahim Rugova, ai është aktivist i dalluar i LDK-së në Zvicër. Që nga viti 2025, ai ka hyrë në garë për deputet në Kuvendin e Kosovës, me fokus në zhvillimin ekonomik dhe rolin e diasporës.
Po ashtu, ka qenë aktiv në protesta para OKB-së, peticione dhe takime me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe Bruksel, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Në Zvicër, ai është i përfshirë edhe në politikën lokale dhe është zgjedhur dy herë këshilltar komunal në Vernier, nga radhët e LGS-së dhe së fundmi në LED.
Rreth AlphaBat
AlphaBat është një kompani me seli në Gjenevë e themeluar në vitin 2011 nga X. Islami. Me mbi 30 vjet përvojë në industrinë e ndërtimit, X. Islami ka përcjellë me sukses ekspertizën e tij dhe ka nxitur kohezion të fortë në ekip.
Kompania specializohet në rinovime, prishje dhe heqjen e asbestit. AlphaBat është vendosur si një lider në treg në kantonin e Gjenevës. Në AlphaBat, kënaqësia e klientit është një vlerë thelbësore. Çdo klient është unik dhe ka nevoja specifike që kompania përpiqet t’i përmbushë. AlphaBat krijon dhe mban një marrëdhënie ekskluzive me secilin klient.
À propos d’AlphaBat
AlphaBat est une société genevoise créée en 2011 par X.Islami. Riche de plus de 30 ans d’expérience dans le domaine du BTP, X.Islami a su transmettre tout son savoir-faire et à créer une réelle cohésion entre chacun de ses employés. L’entreprise est spécialisée dans les travaux de rénovation, démolition et désamiantage.
AlphaBat s’est imposée comme l’un des leaders du marché dans le canton de Genève. Chez Alphabat, la satisfaction de la clientèle est une réelle vocation. Chaque client est unique et chaque client a des besoins spécifique auxquels l’entreprise s’efforce de répondre. Alphabat instaure et entretien une relation exclusive avec chaque client.

