23.5 C
Berne
mardi 1/07/2025

Ministrja e mbrojtes zvicerane Viola Amherd takoi Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Biseduan edhe për Kosovën

Bernë, 22 mras -Këshilltarja federale Viola Amherd sot në Bruksel eshte takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Biseda ishte e fokusuar në mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e politikës së sigurisë. Kreu i DDPS znj. Amherd  pas tsakimit shefin e  NATO-s eshte rpitur  edhe me përfaqësues të Këshillit të Atlantikut të Veriut, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg qe fokusuar në bashkëpunimin e Zvicrës me NATO-n, të cilin Këshilli Federal dëshiron ta zhvillojë në përputhje me raportin plotësues të Raportit të Politikës së Sigurisë 2021.

Në Evropë dhe promovimi ushtarak i paqes do të diskutohet gjithashtu, duke ditur se Këshilli Federal i ka propozuar Parlamentit që të zgjasë angazhimin e Swisscoy për misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë përtej vitit 2023. Së fundi, kreu i DDPS-së  ka diskutuar situatën aktuale të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes me Përfaqësuesit e Përhershëm të Shteteve Anëtare në Këshillin e Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.

Derniers articles