Swisscoy, Misioni i Paqes në Kosovë / Nga vizita e fundit ne Kosovë (Mitoevicë) presidentes dhe ministres se mbrojtjes zvicerane Viola Amherd
Bernë, 1 nëntor -Ne fillim te kesaj jave ne kryeqytetin helvetik Bernë eshte mbajtur dreka presidenciale (Presidentiel Luncheon-2024) me presidenten e Zvicres Madame Viola Amherd organizuar nga APES (Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) ne bashkepunim me Bernën, ku muaren pjese rreth 10 perosnlaiete vebdore dhe boterroe si ambasadorë, funksionarë e diplomatë dhe personalitete nga Qeverive zvicerane si dhe perfaquesues te organizatave nderkombëtare, perfjsir eketu edhe 30 gazetare nga mabre bota te akrdituar ne Zvicër, raporton gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Para drekes presidenciale me mysafiret ne Hotelin Schweizerhof, presidetja e Konfederates znj.Amherd me përfaqesuesit me e mediave boterore ka mbajtur nje konfwrence shtypi, ku pos krizave aktuale ne Ukraine, Lindjen e Mesme ajo ka folur edhe per zhvillmet ne ballkan, ne veqanti për procesin e dialogut te Brukselit mes Kosove dhe Serbisë si dhe rolin e Zvicres dhe misonin e ushtarëve Swisscoy ne Kosovë.
Viola Amherd gazetarit te Le canton27.ch Swisscoy ne Kosove po benë nje pune shume të mire ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, por mos harroni se një dite do te largohemi nga atje…
Nën udhëheqjen e NATO-s, ushtria zvicerane është përfshirë në misionin e paqes në Kosovë, KFOR, që nga viti 1999. Në kuadër të këtij angazhimi jashtë vendit, 215 ushtarë zviceranë po kontribuojnë në stabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, disa ushtarë marrin pjesë edhe në misione për të promovuar paqen në Bosnje-Hercegovinë dhe Mali.
Por në të ardhmen, ne mund të llogarisim në më shumë angazhime ushtarake jashtë vendit. Me luftën në Ukrainë dhe situatën e tensionuar globale, Këshilli Federal po shqyrton një zgjerim të bashkëpunimit ndërkombëtar në politikën e sigurisë, i cili duhet të kontribuojë në sigurinë e Zvicrës.
«Zvicra ka raporte te mira me Kosovën për cka qeveria jone vazhdon te jete e angazhuar ne rajon. Swisscoy me sukses po ben punen e vetë në rajon, gjë kjo shume me rendesi, bile ne vitin e kaluar ne kemi ngritur numrin e ushtareve ne Kosovë. E thash ketë, sepse lufta ne Ukraine ka nje proritet për paqe, ku shume vende evropiane sot jane te angazhuar ne Ukrainë, kjo eshte edhe aresyeja pse kemi ngritur numrin e forcave tona ne Kosovë. Swisscoy ne Kosove po benë nje pune te shkelqyer ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, por mos harroni se një dite do te largohemi nga atje, kuptohet kur ne rajon do kemi nje stabilitet te qëndrueshëm, kur te gjithe njerëzit do te jetojne bashkarisht në harmoni dhe paqë… » ka thëne ne vazhdim presidentja zvicerane Viola Amherd duke ju përgjgiur pyetjes se redaktoitt gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Presidentja e Zvicres gjate kesaj konference, per gazeten Le
Canton27.ch ka folur per zhvillimet ne ballkan, procesin e dialogut ne Bruksel, viziten e saj te fundit ne Kosove dhe takimin me kryeministrin kosovar Albin Kurti. Presidentja zvicerane znj. Viola Amherd dha edhe nje mesazh nga Berna drejtuar Beogradit dhe Prishtines.
«Prandaj për arritjen e kesaj paqje ne rajon, nuk ka alternative tjeter pos vazhdimit të dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, ku Zvicra eshte a gatshme te ndihmoj, t’i kontribuoj avancimin të procesit te fioalgut ne Bruksel. Pra mesazhi im drejtuar Beogradit dhe Prishtines eshte qe autoriote serbe dhe kosovare qe te ulen dhe problemet t’i zgjedhin permes dialogut dhe te heqin dore nga provokimet për te gjetur nje zgjidhje pranueshe per palet ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, për të miren e gjithe qytetareve në rajon », ka thëne ne vazhdim presidentja e Zvicres Viola Amherd për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
« Nuk ka alternative tjeter pos dialogut ne Bruksel per zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Palet duhet te ndalin provokimet!.. Ka thëne ne fundt presidentja zvcerane znj.Amherd
E pyetur per imazhin e shqiptareve ne Zvicer, Amherd ka shtuar se «shqiptaret sot ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi nga duart e te cileve po ndertojne Zvicren. Jo vetem kaq, ata po i kontribujonë ekonomisë avancimit te proceseve demokaratike, ngritjes se imazhit të Zvicres, sidomos ne fushen e sportit dhe futbollit…Pra keni plotesisht te drejte zoteri gazetar, kur flisni për shqiptaret në Zvicër, cka e arsyetoni emrin e gazetës se juaj Kantoni i 27-të. »
Kolegu ynë, Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili mori pjesë në dreken presidenciale ne Bernë, ne emër te komunitetit shqiptarë ne Zvicer ka falenderuar presidenten Zvicres znj. Amhard per kontributin e Zvicres në Kosovë dhe shqiptaret ne ballkan.