Normalisht nese nuk do kishte racizem ne Eurovision, fitorja do t’i takonte Zvicrës! Qysh në start te votimeve te vendeve vereheshin tendencat, nje lidhshmerie, solidariteti mes vendeve sllaveve, me vendet fqinje, madje edhte “vellazerise ortodokse” me plot elemente raciste per cka Zvicren dhe Gjonin ishi viktime e cila nuk mori venedin e pare por te 3-tin!
Italia kishte 206 pikë nga votat e publikut dhe ishte në vendin e katërt, prapa Zvicrës së përfaqësuar nga Gjon Muharremaj e Franca dhe Malta. Por falë shumë votave të publikut, rokgrupi “Maneskin” triumfoi me këngën “Zitti E Buoni”.
Edhe pse fitoi në votat e jurive profesionale, Muharremaj me Zvicrën pas votave të publikut ra në vendin e tretë. Në vend të dytë përfundoi Franca.
Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë, ka bërë përformancë të shkëlqyer duke krijuar emocione të shikuesit. Por juria dhe publiku i dhanë vetëm 58 pikë duke përfunduar në vendin e 21-të.
Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt se Gjon Muharremaj dhe Anxhela Peristeri ka fituar zemrat të gjithëve me vokalin e tyre imponues. Në finalen e madhe të Eurovision-it konkurruan 26 këngë.
Gjon Muharremaj që po përfaqëson Zvicrën në Eurovision bën shqiponjën teksa merr pikët maksimale nga Shqipëria deh disa vende evropiane dhe te ballkanit qe dine te vleresojne artin dhe muziken, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch