4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Një thirrje nga Berlini dhe Gjeneva për diasporën shqiptare: Vaksionohuni para se të shkoni për pushime në Kosovë dhe ballkan!

Bernë, 1 qershor -Nuk kanë mbetur edhe një muaj që na ndajnë nga pushimet verore. Qysh tash vërejmë lëvizjet e para të mergimtarët nga Zvicra dhe vendeve tjera evropiane drejt vendlindjes, kush me vetura e kush me autobusë apo me aeroplanë. Ministri zvicerane i shendetesise z.Alain Berset gazetarit te Le Canton27.ch: Zvicra po pergatitet me masa dhe keshilla të reja ne prag te pushimeve verore. Dr.Aurora Gollenberg: Në Shqiperi dhe Kosovë koronavirusi morri jeten e 4.698 personave kurse pati mbi 239.000 te infektuar. Prandaj gjate pushimeve te kemi kujdes dhe të jemi vigjilent në kontakte me njerëz.

Ministri zviceran i shendetesisë z.Alain Berset gazetarit të Le Canton27.ch: Zvicra po pergatitet me masa dhe keshilla të reja ne prag të pushimeve verore për ata që do kthehen ne vendin tonë

ImageReporteri i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch në takimin e fundit me ministrin e Shendetesise z.Alain Berset kane folur edhe për masat eventuale për mergimtaret ne prag te pushimeve verore, qe sipas tij, do te kete masa, por jo aq strikte si me herët, por nevoitte vigjilence me e madhe. Sipas Keshilltarit Federal « Njerëzit të cilët janë vaksionuar ose shëruar nga COVID-19 do të përjashtohen nga karantina kur kthehen në destinacionin e tyre për ne Zvicër. Përveç nëse ndokush është viktimë e trafikut të madh të një varianti shqetësues… »

Si shume vende boterore edhe Zvicra ishte e goditur nga pandemia duke shenuar shira te zeza nga koronavirusit. Shih për kete ne Zvicren tetë milioneshe vdiqen 10’806 persona (ne mesin e tyre edhe mbi 300 shqiptarë)  dhe 693’000 tjerë te infektuar keto dy vitet e fundit.

Si ne gjitha vendet evropiane dhe boterore  edhe ne  ballkanshifrat dhe pasojat nga koronavirusi ishin alarmante, ku nuk shpetoi lehte as Shqipëria dhe Kosova. E para kishte  2’450 viktima me 132’000 te infektua, kurse e dyta, Kosova me 2’248 viktima dhe 107’000 të infektuar. Dhe bazuar nga keto shifra alarmante, qeveria e Zvicres disa here e ka vëne Kasovën dhe Shqipërine ne listen e « vendeve në rrezik », por muajin e fundit i kishte hequr nga lista keto dy vende per shkak permisimit te gjendjen ne rajon, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Ky menaxhim i mire i Qeverise se re ishte përshëndetur edhe nga Brukseli dhe Gjeneva, rrespektivisht nga BE dhe Organizata Boterore e Shendetesise (WHO). Do shtuar se reduktimit te vitkimave dhe te infektuarve ne ballkan, sidomos nder qyetaret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonise Veriore i ka kontribuar pos minsitrive të shendetesisë dhe mjekëve shqiptare ne Tirane dhe Prishtinë edhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Zvicer dhe Evropë te cilet ishin te moblizuar dhe ne gjendje gatishmerie 24 ore ne favor të qytetarëve tanë, përballe pandemise shekullore-COVID-19.

Thirrje e gazetës Le Canton27.ch dhe mjekëve shqiptare ne Zvicer dhe Evropë. Dr.Aurora Gollenberg: Në Shqiperi dhe Kosovë koronavirusi morri jeten e 4.698 personave kurse infektoi 239.000 njerëz tjerë

Hausärzte in Wolfenbüttel bereiten sich auf Impfstart vor - Wolfenbütteler Zeitung

Sa i përket Kosoves do theksuar se që nga ardhja e Qeverise se re, së  Albin Kurtit ne pushtet gjendja e pandemise ne terren eshte permisuar dukshem. Derisa Kosova para nje viti gjendej ne lista, ne vendin e pare ne Evropë e goditur nga pandemia, ku ne dite kishte nga 20 apo 25 vdekje,  sot ky vend i ri evropian shenon herë një rast e herë zero raste ne ditë të viktimave.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ne bashkepunim me Federaten e Mjekëve Shqiptare ne Zvicer dhe Evropë bashke me autoritetet helvetike ka ftuar sot komunitetin albanofon ne Zvicer dhe ne diasporë që para se të nisen për pushime në Kosovë dhe Shqiperi si dhe vende tejra te ballkanit të vaksinohen kundër Covid-19. Sipas kryetare sse FMSHE dr.Aurora Diollenberg « gjate pushimeve te kemi kujdes dhe të jemi vigjilent ne kontakte me njerëz »

Vaksionimi kundër pandermisë se rezikshme e cila morri jeten e qindra mijera njerezve ne Evrope dhe në botë është mjet i fundit për te luftuar dhe poshtuar COVID-19. Pradaj ju bëje thirrje të gjithë diaspores shqiptare sidomos asaj ne Gjermani, Zvicer dhe vendet tjera te BE-së ku ata shtrihen me se denduri që në këte sezon verore, para se të nisen ne rruge për në vendlindje të marrin vaksinen aty ku jetojne dhe veprojne, sepse sa më shume te vaksionohemi reziqet do jenë më të vogla që të infektohemi me COVID-19. Pra vaksionohuni qe te shkojmë të shendosh e të kthehemi te shëndosh!.. » thuhet ne mesazhin dhe apelin e kryetares së Federates se Mjekëve shqiptare ne Zvicër dhe Evrope Dr.Aurora Gollenberg derguar gezetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

 

 

Derniers articles