-2.1 C
Berne
mercredi 15/01/2025

Tërmet në Zvicër (4.4 të shkallës Rihter) por pa dëme qe u hetua në tërë vendin

Bernë, 4 qershor -Ne oret hershme te mengjesit të sotme, pas mesante, Shërbimi Sizmologjik Zviceran i ETH Cyrihut ka shenuar një dridhje te tokës midis Schwyz dhe Glarus me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter, por pa dëme që u vërejt në të gjithë vendin, njofton gazeta zvicrane në shqip Le Canton27.ch

Ky tërmet është ndjerë në të gjithë Zvicrën, sipas Shërbimit Sizmologjik Zviceran (SED) të ETHZ. Policia kantonale Schwyz nuk kishte marrë asnjë raport për dëme pas tërmetit.

Mesohet se Tërmeti ndodhi në orën 2:34 të mëngjesit dhe hipoqendra e tij ndodhej në një thellësi prej 1.1 km, rreth 6 kilometra në jugperëndim të Wägitalersee, tha SED në një njoftim automatik. Kalimi Pragel lidh Muotathal (SZ) me Klöntal (GL). Disa dëme të lehta janë të mundshme pranë epiqendrës për një tërmet të kësaj magnitude, sipas SED.

Shërbimi Sizmologjik Zviceran regjistron mesatarisht tre deri në katër tërmete në ditë në Zvicër dhe vendet fqinje, ose 1000 deri në 1500 në vit. Për vitin aktual, numëruesi sizmik SED regjistroi 756 tërmete.

Popullsia përjeton vetëm 10 deri në 20 në vit. Këta tërmete në përgjithësi kanë magnitudë 2.5 ose më shumë.

Derniers articles