5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Sot në Amerikë zgjedhjet presidenciale! Sondazhet: Biden avancon!

Qe një muaj rresht Amerika në këmbe me maska e pa maska, ne fushate pas fushate, qytet pas qyteti, debate televizive dhe ja sot dita e votimit te popullit amarikanë të cilët me votën e lirë do të zgjedhin kandidatin e tyre më të mirë, më të preferuarin për president të tyre.  Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden diteve te fundit u  ghajteve fushatave përqendruar tek shtetet fushëbetejë, të nevojshme për fituar garën presidenciale. Dy kundërshtarët, po ashtu po mbështeten në fushatat e tyre nga figura të profilit të lartë, në përpjekjet për të ofruar argumentet përmbyllëse të fushatës dhe për të nxitur amerikanët të votojnë, shkruna gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » 

Kjo është risia e madhe e këtyre zgjedhjeve. Numri i njerëzve që votojnë me postë ka shpërthyer për këto zgjedhje presidenciale, për shkak të pandemisë Covid-19. Një total prej 47 shtetesh dhe kryeqyteti federal Uashingtoni ndihmuan sondazhet paraprake për zgjedhjet. Pothuajse 83 milion fletëvotime me postë janë porositur ose dërguar, më shumë se dyfishi i 33 milion në 2016. Kjo do të thotë që më shumë se gjysma e amerikanëve pritet të votojnë me postë, duke vonuar rezultatet në disa shtete.

Amerika tash e din emrin e presidentit të vetë! Biden avancon, president i 46-te me radhë

« Joe Biden do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara » Për Jean-Éric Branaa, specialist në politikën amerikane, kandidati demokrat është favorizuar në garën për Shtëpinë e Bardhë. Në moshën 78 vjeç, ai del si njeriu i aftë të ribashkojë një Amerikë të ndarë.

Presidenti Trump të dielën ishte në pesë shtetet vendimtare, Miçigan, Ajova, Karolinën e Veriut, Florida dhe Xhorxhia. Ish-nënpresidenti Joe Biden bëri fushatë në shtetin e tij të vendlindjes, Pensilvani.

Në Miçigan të shtunëne kaluar, një shtet që zoti Trump e fitoi me rezultat të ngushtë katër vite më parë, ish-Presidenti Obama iu bashkua për herë të parë fushatës së zotit Biden. Thirrja e kandidatit demokrat Joe Biden ndaj votuesve ishte e qartë.

“Ne zgjedhim shpresën përballë frikës. Unitetin përballë ndarjes, shkencën përballë trillimeve. Ne zgjedhim të vërtetën përballë gënjeshtrave të njëpasnjëshme.”

Gjatë katër tubimeve në Pensilvani, Presidenti Trump paralajmëroi se ekonomia do të rrënohej nën administratën e zotit Biden.

“Joe Biden do të mbyllë ekonominë, do të dëgojë vendet tuaja të punës në Kinë, e cila e paguan atë shuma të mëdha. Do të rrisë taksat me 4 trilionë dollarë dhe do ta çojë vendin në një depresion të thellë katastrofik.”

“Donaldi lufton për të mbrojtur dhe mbështetur të gjithë amerikanët. Kemi një president që mbështet rendin dhe ligjin. Një president që mbështet plotësisht gratë dhe burrat në uniformë, ndërsa të tjerët bëjnë thirrje për shkurtimin e fondeve të tyre. Kemi besim tek gjykatësit dhe sistemi ligjor për të marrë vendime të mbështetura tek drejtësia,” tha Zonja e Parë Melania Trump.

Ndërkohë më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, një pjesmarrje rekord, me radhë të gjata në Nju Jork, Oklahoma, Florida dhe Xhorxhia.

“Çdo votë ka vlerë”, thotë një votues.

 

Derniers articles