0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Shefi i OKB-së për herë të parë emëron në krye të UNMIK-ut një femer, amerikanen Barrie Lynne Freeman

Gjenevë, 22 dhjetor (UN) –Sekretari i Përgjithshëm emëron Barrie Lynne Freeman të Shteteve të Bashkuara si Zëvendës Përfaqësues Special për Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka njoftuar sot kabineti i shefit te OKB-së redaksine e gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres njoftoi sot emërimin e Barrie Lynne Freeman të Shteteve të Bashkuara si Zëvendës Përfaqësuesin e tij Special për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Ajo pason Christopher Coleman të Shteteve të Bashkuara të cilit Sekretari i Përgjithshëm shpreh mirënjohjen e tij për shërbimin e tij të përkushtuar me UNMIK.

Risi, për here te pare ne historikun e misonin e OKB-së ne Kosovë, zyrtare e UNMIK-ut me « dy te mira » edhe femer edhe amerikane!

Kur eshte fjala rreth emerime te shefave te UNMIK-ut ne  Kosovë sekretari i përgjithshem i OKB-së ka sjelle nje risi besa edhe nje freski me emerimin e fundit me znj. Barrie Lynne Freeman ne krye te  misionit te UNIMKU-t ne Kosovë, meqe kjo eshtë hera e pare pas 20 vitesh te pranise se perfaqesuesve te OKB-së ne Kosovë emerohet nje femer ne zyrtare e larte e UNMIK-ut, njëkohesisht per here te pare edhe nje amerikane, ka shkruar gazeta zvicerene ne shqip « Le Cantun27.ch » 

Znj. Freeman sjell në pozicionin e tij mbi 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Që nga viti 2018, Znj. Freeman ka shërbyer si Zëvendës Shef dhe Drejtore Politike në Zyrën e Ndihmës për Ndërtimin e Paqes në Departamentin e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes.

Ajo gjithashtu sjell përvojë të vlefshme në terren si Shefe e Shtabit dhe, para kësaj, Drejtore e Çështjeve Politike, të Misionit Shumë-Përmasor të Stabilizimit të Integruar të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).

Gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka mesuar se para punës së saj me Kombet e Bashkuara, zonja Freeman shërbeu në poste të larta në Institutin Demokratik Kombëtar dhe në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara ku ajo mbajti pozicione të shumta në Washington D.C. dhe në Afrikë.

Znj. Freeman ka një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Tulane dhe ka përfunduar kurset e Masterit në Universitetin Georgetown. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.

Derniers articles