13.6 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Kalimi i kufijve në Zvicër – Kriminelët nga ballkani leshojnë certifikata (falc) me teste të rreme anti-covid në tregun e zi. Policia arreston bandat serbe dhe shqiptare

Bernë, 15 shkurt -Hyrja në Zvicër do të jetë më e komplikuar pas 8 shkurtit, njfotuan autoritetet helvetike, për shkak masave strikte përballe pandemise COVID-19, përshire këtu edhe testin e obliguar negativ (PCR). Ne Serbi, Kosovë dhe Shqiperi policia ka arrestuar dhjetra persona për leshuarjen certifikatave teë rrejshme të testeve PCR « negativ », kryesisht për udhetarët ne drejtim të Zvicrës dhe vendet tjera te BE-së. Këto teste shiten nga 100 deri ne 800 euro!, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Per shkak numrit te madh të të infektuarve dhe viktimave ne disa vende nga ballkani dhe ato boterore, Zvicra eshte mobilizuar per te kontrolluar hyrjet e njerëzve ne kufijte e territorit te saj. 

Në Serbi, Kosovë dhe Shqiperi janë arrestuar dhjetra persona për ceritfikata te falsifikuara 

Per udhëtaret me aeroplan, nga të gjitha shtetet jane te obliguar për të paraqitur një test negativ të kryer brenda 72 orëve të fundit. Në raste të tjera, mbërritja me rrugë ose tren për shembull, prova e kryer në 72 orët e fundit është e nevojshme, nëse personi ka qëndruar në 10 ditët para hyrjes së tij në Zvicër në një vend në listën e shteteve ose zonave me një të lartë rreziku i infektimit.

Nje test falc PCR « negativ » ne Serbi kushton 100 – 800 euro!

Bildergebnis für test covid-19 falsifieNë disa rajone te ballkanit (në Serbi, Kosovë, Maqedoni, Shqiperi..) policia ka zbuluar njerez dhe laboratoriume apo agjenci udhëtimesh te cilat bejne teste apo dokumente te falsifikuara me « negativ » duke ju shitur udhetarëve, sidomos atyre qe udhtojnë ne vendet perendimore. Mediat ne Serbi kane shkruar se ne Nish dhe Vranjë shiten teste PCR « negativ » të falsifikuara.

Edhe transportuesit që hyjnë në Maqedoni në pikën kufitare Tabanoc kanë paraqitur se mund të blejnë pa problem test negativ për 65 euro nëpër pompat e benzinës në Vranjë. Sikur vendet e BE-së edhe Zvicra në mënyre diskrete po mbushet me emigrante dhe turiste me teste («negative») te flasifikuara nga njerez nga ballkani, dyshon gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

« Policia serbe arreston gjashtë persona për falsifikim të dokumenteve personale si dhe bërjen e rezultateve false të testeve PCR për koronavirus.. »; « Falsifikuan dokumente për teste të Covid-19, paraburgim për një person në Pejë te Kosovës »; « Policia shqiptare ne Tirane ka arrestuar pesë anetare të grupit që falsifikonin testeve Covid-19 per udhetaret drejt vendeve evopiane.. » , jane keta disa tituj qe hasem ne mediat e ballkanit.

Sipas pilicise serbe dite me parre « gjashtë persona u arrestuan ner Serbi për falsifikim të dokumenteve personale si dhe bërjen e rezultateve false të testeve PCR për koronavirus. Ata akuzuan një tarifë prej 100 deri 800 euro për dokument për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. »

« Policia shqiptare ne Tirane ka arrestuar pesë anetare të grupit që falsifikonin testeve Covid-19. Ata falsifikonin formularë të testit Covid-19 për të mundësuar kalimin e udhëtarëve drejt vendeve të BE-së.. » ka raprtuar policia shqiptare.

“Muajin e kaluar ne Peje jane arrestuar nga polcia kosovare dy perosna, një burre dhe një femër kosovarë pasi ata i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të falsifikuara të testit anti Covid 19. Per shkak ketyre flasifikimeve dhe dyshimeve duket se Gjermania nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, kaner raportuar mediat kosovare.

Mesohet se të pandehurit punojnë në agjencinë turistike dhe ofrojnë shërbime udhëtimi me rastin e paraqitjes së klientëve për blerje të biletave për udhëtim jashtë vendit. Gjykata Themelore në Pejë javen qe shkoi ka vendosur masën e paraburgimit për një person që dyshohet se ka falsifikuan dokumente të testit për virusin Covid-19.

Përrkunder falsifikimeve te testeve te COVID-19 (PCR)  Zvicra i njeh testet e COVID-19 nga Serbia dhe ballkani 

Pyetje se, Berna a i njeh testet e COVID-19 (PCR) te udhetareve qe vijne nga ballkani, autoritetet zvicerane kane pohuar se deri ne keto momente i njohin.

« Zvicra i njeh këto teste nëse ato kryhen si provë PCR për SARS-CoV-2 brenda 72 orëve të fundit dhe rezultati i testit është negativ. Një rezultat i shpejtë i testit antigjenik nuk mjafton. Aktualisht, nuk ka teste nga rajone ose vende që nuk njihen për shkak të abuzimit ose ndryshe. Prandaj mund të përdoret një provë PCR për SARS-CoV-2 nga Kosova… » ka thënë sot zedhenesi i OFSP Yann Hulmann për gazeten ne gjuhen shqipe ne Zvicer « Le Canton27.ch » (« La Suisse reconnait ces tests s’ils sont effectués sous la forme d’un test PCR pour le SARS-CoV-2 dans les dernières 72 heures et que le résultat du test s’est révélé négatif. Un résultat de test rapide antigénique n’est pas suffisant. À l’heure actuelle, il n’y a pas de tests venant de régions ou pays qui ne sont pas reconnus pour cause d’abus ou autre. Un test PCR pour le SARS-CoV-2 venant du Kosovo peut donc être utilisé.« )

Sipas z.Hulmann nga OFSP « Masat e ndryshme të përcaktuara mund të jenë gjithashtu të vlefshme për vendet e Ballkanit, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë nëse këto vende janë në listën e shteteve dhe zonave me rrezik të lartë të infektimit.. »

Interpol qysh ne vitin e kaluar kur pandemia morri hov, kishte paralajmëruar se krimi i organizuar do synojë vaksinat dhe dokumente te falsifikuara duke alarmohen vendet botërore, perfshirë këtu edhe vendet e ballkanit.

Ndryshe gazeta zvicerane në shqip « Le Canton27.ch » ka mesuar se Interpol ka hasur ne 17 mijë teste të rreme të COVID-19. Sipas Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, 19 organizata kriminale u shpërbën dhe 407 persona u arrestuan.

Bildergebnis für test covid-19 falsifie

Derniers articles