-0.1 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Presidentja e Zvicres mesazh nga Berna drejtuar Beogradit dhe Prishtines. Viola Amherd: Shqiptaret në Zvicër shembull integrimi dhe suksesi

Bernë, 29 tetor -Dje ne kryeqytetin helvetik Bernë eshte mabajtur dreka presidenciale (Presidentiel Luncheon-2024) me presidenten e Zvicres Madame Viola Amherd organizuar nga APES (Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) ne bashkepunim me Bernën,  ku muaren pjese rreth ish ambasadorë, funksionarë e diplomatë dhe personalitete nga Qeverive zvicerane si dhe perfaquesues te organizatave nderkombëtare, raporton gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Viola Amherd mesazh Beogradit dhe Prishtines: Nuk ka alternative tjeter pos dialogut ne Bruksel per zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Palet duhet te ndalin provokimet!  

Para drekes presidenciale, presidentja e Zvicres znj. Viola Amherd, ajo ka mbajtur nje konfererence shtypi me perfaqesuesit e mediave boterore e cila ka folur edhe për Kosoven dhe shqiptaret ne Zvicer dhe ballkan.
Pyetjes se gazetarit shqiptar nga Le Canton27.ch, presidentja e Zvicres znj.Viola Amherd fillimisht eshte pergjigjur se «Kosovaret, pra shqiptaret ne Zvicer jane mire te integruar, madje jane shembull ne këte drejtim, bëjnë pune te mira, mbështesin ekonomine ne vendin tonë, mbi te gjitha sportin, futobllin.. Pra keni plotesisht te drejte zoteri gazetar, kur flisni për shqiptaret në Zvicër, cka e arsyetoni emrin e gazetes se juaj Kantini i 27-të.. »
Sa i pëket situates ne Kosovë dhe relacionet me Zvicrën presidetja Amherd shton se « në Kosovë aktualisht kemi je situate te mire dhe stabilite, kete une vete e pashe kur dite me pare vizitova rajonin dhe ne Prishtine takova kryeministrin Albin Kurti.
      Amherd: Swisscoy ne Kosove po benë nje pune shume të mire ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, por mos harroni se një dite do te largohemi nga atje…
« Zvicra vazhdon te jete e e angazhuar ne Kosovë. Swisscoy vazhdon me sukseses misionin e saj ne rajon, gjë kjo shume me rendesi, bile ne vitin e kaluar ne kemi ngritur numrin e ushtareve ne Kosovë. E thash ketë, sepse lufta ne Ukraine ka nje angazhim për paqe, ku shume vende evropiajer sot jane  te angazhuar ne Ukrainë, kjo eshte edhe aresyeja pse kemi ngritur numrin e forcave tona ne Kosovë. Swisscoy ne Kosove po benë nje pune shume të mire ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, por mos harroni se një dite do te largohemi nga atje, kuptohet kur ne rajon do kemi nje stabilitet te qëndrueshëm, kur te gjithe njerëzit do te jetojne bashkarisht në harmoni dhe paqë… » ka thëne ne vazhdim presidentja zvicerane.
« Prandaj për arritjen e kesaj paqje ne rajon, nuk ka alternative tjeter pos vazhdimit të dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, ku Zvicra eshte a gatshme te ndihmoj, t’i kontribuoj avancimin të procesit te dialogut ne Bruksel. Pra mesazhi im drejtuar Beogradit dhe Prishtines eshte qe autoritet serbe dhe kosovare qe te ulen ne tvoline e bisedimeve dhe problemet t’i zgjedhin permes dialogut dhe te heqin dore nga provokimet për te gjetur nje zgjidhje pranueshe per palet ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, për të miren e gjithe qytetareve në rajon », ka thënë fund presidentja e Zvicres Viola Amherd për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Sipas  saj « shqiptaret sot ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi nga duart e te cileve po ndertojne Zvicren. Jo vetem kaq, ata po i kontribujonë ekonomisë avancimit te proceseve demokaratike, ngritjes se imazhit të Zvicres, sidomos ne fushen e sportit dhe futbollit… »
Presidentja e Zvicres gjate kesaj konference, per gazeten Le Canton27.ch ka folur per zhvillimet ne ballkan, procesin e dialogut ne Bruksel, viziten e saj te fundit ne Kosove dhe takimin me kryeministrin kosovar Albin Kurti.  Presidentja zvicerane znj. Viola Amherd dha edhe nje mesazh nga Berna drejtuar Beogradit dhe Prishtines..

       Ne dreken presidenciale në Bernë edhe « sofra shqiptare » me shtate afarsitë te njohur, shqiptarë këta shembull integrimi dhe suksesi

Nga ky takim për herë të parë muarën pjese edhe shtate shqiptare, afarist keta shembull integrimi dhe suksesi ne Zvicer te ftuar nga APES, respektivisht nga gazetari yne, i cili eshte pjese e stafit te kesaj organizate nderkombëtare te gazetareve (APES) qe tubon gazetare boteror, kryesisht ne OKB. Kolegu ynë, ne emër te komunitetit shqiptarë ne Zvicer ka falenderuar presidenten Zvicres për znj. Amhard per kontributin e Zvicres në Kosovë dhe shqiptaret ne ballkan.

Pos situates ne Kosovë dhe zhvillimeve rreth saj, presidentja zvzcerane me agzetaret nderkombëtare ne Berne ka folur edhe për krizat tjera ne bote sikur ajo ne Ukraine, ne Lindjen e mesme dhe te tjera…

Presidentja zvicerane paralajmëron organizimin e konferencës për Lindjen e Mesme

Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd paralajmëroi një konferencë mbi konfliktin në Lindjen e Mesme do të organizohet në Gjenevë në muajt e ardhshëm, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila ndoqi persefërmi konferencën e shtypit.

“OKB-ja i ka dhënë Zvicrës mandat për të organizuar një konferencë në Gjenevë me përfaqësuesit e lartë të OKB-së lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Kjo konferencë do të organizohet në muajt e ardhshëm”, tha Amherd për mediat boterore.

Deklarata e saj erdhi gjatë një konference për media të mbajtur në Bern për përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare, ku prezetoni edhe nje gazetar i vetem shqiptar, Nefal Maliqi redaktor për marëdhenie nderkombëtare nga gazetes zvicerane Le Canton27.ch

“Data nuk është caktuar ende, por do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Do të jetë si Burgenstock”, tha ajo, duke iu referuar samitit të paqes për Ukrainën, i cili u organizua në fillim të këtij viti.

Në lidhje me atë nëse do të ketë një samit të nivelit të lartë si ai për Ukrainën, ajo tha: “Për momentin nuk është planifikuar, por nuk përjashtohet”. Presidentja zvicerane shprehu shqetësim për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për një rritje të rrezikut të përshkallëzimit.

 

“Zvicra është jashtëzakonisht e shqetësuar për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe shpërthimin e dhunës në rajon që kërcënon të përkeqësojë më tej situatën”, tha Amherd, duke shtuar:

“Armiqësitë në Gaza, Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, vazhdojnë të shkaktojnë mijëra viktima me një situatë katastrofike dhe një mungesë veçanërisht të madhe të qasjes humanitar në veri të Gazës”, tha Amherd.

Derniers articles