Bernë, 1 mars -Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter riafirmoi angazhimin e saj për paqen në Ukrainë të shtunën në mëngjes. Zvicra mbetet e vendosur të mbështesë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, ka deklraruar ajo. citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Zvicra dënon « agresionin e Rusisë kundër një shteti sovran », shkruan Karin Keller-Sutter në deklaratën e saj të qëndrimit.
Pas takimit të profilit të lartë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, disa liderë evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i shkroi në X Zelensky: “Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas”.
Sipas shefit të Punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas në X, është bërë e qartë “se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Na takon neve, evropianëve, ta përballojmë këtë sfidë”.