6.4 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Zvicra godet grupin kriminal shqiptar të trafikut të drogës. Arreston banden me 27 persona, mes tyre një grua

Bernë, 29 gusht -Policia dhe prokuroria zvicerane kanë goditur një rrjet shqiptar të trafikut të drogës ne kantonine Luzernit duke arrestuar 27 perosna ne mesin eytre dhe nje grua tek te cilet u gjeten 14.5 kg droge, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga prokuroria dhe policia kantonale.

Grupi kriminal shqiptar vepronte në trafikun në trafikun ndërkombëtar të drogës nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021. Ndërsa bëhet e ditur se shqiptarët kanë trafikuar sasi të mëdha droge në këtë vend.

Nga aksioni i policisë dhe prokurorisë zvicerane janë vendosur në pranga 27 persona të këtij grupi kriminal. Ata vepronin kryesisht në kantonin e Luzernës.

Gjithashtu gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar se nga aksioni i policise janë sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, 8 kilogram heroinë, 3 kilogram marijuanë dhe 30 kilogramë produkte prerëse. Bashkë me drogën janë kapur rreth 160 mijë franga, që kishin si burim trafikun e drogës.

Vetëm në kantonin e Luzernës, policia arrestoi pesë burra dhe një grua nga Shqipëria. I pandehuri kryesor rezulton të ketë trafikuar 82 kilogramë kokainë dhe bashkëpunëtori i tij 31 kilogramë.

Sipas autoriteteve zvicerane, droga shitej në të paktën 13 kantone dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.

 

Derniers articles