Davos, 17 janar -Forumi Ekonomik Botëror neser nis punimet e veta gjasheditore (18-23 janar) ne Davos te Zvicres, takim ky i 56-të me radhë, ku do te blidhet eliten e lidereve botëror, ekonomistë, biznesmen, bankierë dhe ekspert te ndryshëm. Pra ky eshtë nje moment i duhur për bashkëpunimin global. Për te sigurar mbarevajtjne e ketij samiti boteror Zvicra ka moblizuar 7000 forcae, prej t ecilave 5000 jane ushtarë, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch drejtpersedrejti nga Davosi ne WEF.
Të gjitha forcat policore kantonale të mobilizuara, te armatusra deri në dhëmbë
Ky samit boteror qe mbahet per cdo vit ne zemer te Alpeve të Zvicrës, sivjet ka thyer rekordin me mbi 3,000 pjesemarrës nga 130 vende boterore ku do te debatohet gjër e gjat me temën «Një Frymë Dialogu » duke përfshirë ketu 65 krerë shtetesh dhe të qeverive, 33 ministra të puneve të jashtme, 55 ministra për ekonomi dhe financa…përfshire ketu edhe 1,700 liderë biznesi si dhe 11 Guvernatorë të Bankave Qendrore.
Zvicra ne Davos ka mobilizuar masa sigurie të papara për vizitën e Donald Trump me mbi 7000 mije forca, prejt tyre 5000 ushtare në « front », tha sot polcia zvcerane gajte nje konference shtyp, njofton LeCanton27.ch
Në mesin e liderve botëror, prinë presidenti amerikan Trump, ai zviceran Parmelin si nikoqir, kancelari gjerman Mertz, presidenti i Ukrainës Zelensky, shefi i OKB-së Guterres, shefi i NATO-s Rutte, presidentja e BE-së- Ursula von der Leyen…Presidenti Izraelit-Isaac Herzog, President i Srisë-Ahmad Al Sharaa etj si dhe lidere tjre nga ballkani. Policia dhe suahtreia zvicerane mobilizohet si për « lufte ». Nxirren nga kazermat mbi 5,000 trupa për të siguruar Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Prania e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Davos (Grisons) javën e ardhshme po tërheq një numër rekord personalitetesh VIP në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) këtë vit dhe do të çojë në protesta. Forcat e sigurisë nuk kanë pasur kurrë më parë nevojë të mbrojnë kaq shumë figura të shquara. Vizita e Donald Trump po nxit pjesëmarrës të panumërt të tjerë të vijnë në vendpushimin Grisons, tha kreu i forcave të ndërhyrjes, Walter Schlegel, për mediat e mbledhura në Davos të premten.
Në Graubünden, marshimi i protestës për klimën fillon të shtunën në Küblis (GR) dhe shkon drejt Davosit, ku një tubim proteste i lejuar po organizohet të dielën nga Socialistët e Rinj. Vitin e kaluar, disa demonstrues u arrestuan për bllokimin e rrugëve. Për më tepër, disa demonstrata më të vogla janë planifikuar në rajonin e Davosit, të cilat do të rrisin ngarkesën e punës për forcat e sigurisë, sipas Walter Schlegel.

