-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

OKB reagon për rusin e shpallur “non grata” nga Kosova

Gjenevë/New York UN, 5 janar -Javën e kaluar Ministria e Puënve të Jashtme të Kosovës e shpalli ‘non grata’ një rus i cili vepronte nën ombrellen e UNMIK-ut në Kosovë. E kjo ngjalli reagime edhe në OKB. Për gjurmët e kësaj afere gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka kontaktuar me kabinetin e shefit të Kombeve të Bashkuara.

Të pyetur rreth demantit nga Prishtina zyrtare në adresë të zëdhënësit të OKB-së rreth rastit të dyshimit të shpallur person “non grata” dhe se kur e mori UNMIK-u zyrtarisht notën verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, zyrtarët nga OKB janë përgjigjur se “UNMIK-u mori më 2 janar 2022 një notë verbale nga autoritetet e Kosovës të datës 31 dhjetor 2021, në të cilën një anëtar i stafit ndërkombëtar të misionit shpallet “persona non grata” (« UNMIK received on 2 January 2022 a Note Verbale from the Kosovo authorities dated 31 December 2021, in which an international staff member of the mission is declared “persona non grata”. The Mission is clarifying the matter with the Kosovo authorities. »).

Ky shpjegim nga zyrtarët e OKB-së vjen pasi kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla iu kishte përgjigjur zëdhënësit të OKB-së, Durrajic për rusin e shpallur “non grata”.

Kurse nga kabineti i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara theksojnë se janë duke shqyrtuar këtë çështje me autoritetet e Kosovës.

“Ne ritheksojmë se doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk parashikohet sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë). Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i drejtohet udhëheqjes së misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë çështjen në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetet e UNMIK-ut dhe personelit të tij…” thuhet në fund të sqarimit nga kabineti i shefit të OKB-së në Nju Jork, sipas të cilëve Misioni i OKB është duke e shqyrtuar çështjen e rusit “non grata” me autoritetet e Kosovës.

Derniers articles