0.2 C
Berne
jeudi 26/12/2024

Nuk është në Zvicer, por vërshimet dje dhe sot ne Shqiperi! Në foto: Vlora e Ismajl Qemajlit!

Vlorë, 5 tetor -Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pasi moti i keq goditi Shqipërinë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt. Bëhet fjalë për të paktën 55 persona në total nga 33 familje, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vershimet ne Shqiperi. Kjo nuk nuk eshte qyteti i Guillaume Tell, por Vlora e Ismajl Qemajlit

Flamuri zviceran shpëton nga vershimet ne Shqipëri. Nuk është në Zvicer, por vërshimet dje dhe sot ne Shqiperi, në foto në Vloren e Ismajl Qemajlit i cili ne vitin 1912 ngriti flamurin  shqiptare ne Vlore dhe shpalli paamvresine e shetit shiptarë, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Situatë kaotike në Vlorë. Kjo për shkak të përmbytjeve të ndodhura që prej ditës së premte, ndërsa rrugë, banesa e biznese vijojnë të jenë ende nën ujë. Si asnjëherë më parë, të gjitha rrugët e qytetit ku shifet edhe flamuri zvceran u pushtuan nga uji dhe lagjet u bllokuan ku niveli i ujit arriti deri 50-60 cm.
Për ket gjendje kaotike qyetaret e Volres dhe sqhieprise akuzojne Qverine e Edi Ramës e cila ka bere infrastrukture formale,s hume te dobët.

Aty prane flamurit te Zvicres takuam nje historian me llopate ne dore dhe pantolona te përvjelura duke hapur kanalizimin, për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thene se « Shkrimtai yne i njohur shqiptar Sami Frashëri ne veprat e tij kishte shkruar se Shqipërinë do e bëjme një Zvicër të dytë! Por kishe gabuar forte, ne sot nuk po mundmei të ngopemi me bukë, papunesi e madhe, eksodi masiv po vazhdon, bashke me korrupcionin. Si do e bejme Shqipërine Zvicer me kete qeveri te korruptuar, qe vjedh kontributet financiare te BE-se dhe ato nderkombëatre për qytetet, rruget me infrastrukutre ne Shqiperi me standarde evropain, ja shikoni ne cfare gjendje jemi… »

«Shqiperia e Sami Frasherit nuk behet Zvicer me flamuj por me pune dhe infrastrukture stabile o Edi Rama!.. », ka thënë profesori i historisë N.L.

Shumë familje tregojnë dëmet e shkaktuara në banesat e tyre, ndërsa shkak për këtë janë bërë mospastrimi i kanaleve në qytet. Vlora dje ishte në pushtetin e ujit, ndërsa çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të vërshojë nëpër qytet, lagjet kryesore biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme.

« Bashkimi Evropian dhe nderkombëtaret japin miliona eruro per infrastrkture moderne, sipas standrdave evropaine,  kurse qeveritaret ik vjadhin  paraate dhe hapin kanale te vogla, duke vene gypa te vegjël.  Vlora eshte nje qytet i madh nevoitet nje inrastrkture me profesioanle bashkeohore.. » kane thëne qytataret e Vlore spër gazeten zvicerane ne shqip Le Canotn27.ch

Uji, si rrjedhë lumenjsh që kalonte nëpër rrugë, mori me vete çfarëdo i doli para, karriget dhe tavolinat e lokaleve, koshat e mbeturinave duke i spostuar në sheshin e Flamurit.

Derniers articles