9.9 C
Berne
dimanche 9/03/2025

Berna e konfirmon: Liria e besimit ne ushrinë zvicerane është e garantuar, që don të thotë, ata që janë muslimanë mund të agjërojnë dhe falen

Bernë, 9 mars -Në ushtrinë zvicerane respektohet feja dhe besimi i çdo personi. E drejta e praktikimit fetar, përfshirë lutjen, merret parasysh në kuadër të misionit ushtarak dhe kryerjes së shërbimit. Liria e besimit ne ushriine zvicerane eshte e garantuar, që don të thote, ata që jane muslimanë mund të agjërojne dhe falen, eshte ky lajmi qe vjen nga Berna, rrespekivisht nga zyratret e DDPS. Pra me kete deshmohet se Zvicra vazdhon t ejete nje shtet demokratik dhe tolerant, njëkohesisht qe e lufton racizmin dhe islamofobine, vend ky i cili duhet merret si shembull nga vendet tjera, shktuan gazeta zvcerane en shqip LeCanton27.ch
Zvicra zero tolarance ndaj diskminimit te religjioneve ne armaten helvetike!   
Është e vështirë të numërohet numri i objekteve të kultit mysliman në Zvicër, por llogaritjet flasin për rreth 300 xhami, shkruajne mediat zvicerane.  Sipas nje shkrimi te gazetes Le Temps (te vitit 2015 ) Zvicra kishte rreth 400,000 muslimanët e saj. Ne vitin 1970 kishte 16,000, ndersa sot 400 mije. Shumica e muslimanëve në Zvicër jane shqiptare nga ballkani (42%) dhe Turqisë (14%). Një e treta kanë kombësi zvicerane (31.4%, krahasuar me 12% në 2000).
Sipas imameve ne Zvicer aktualisht jetojne dhe veprojne mbi 500.000 muslimanë apo 5% nga numri i përgjithshem i popullsise në kete vend. Prej tyre 50% apo 250 mije jane shqiptare kurse 10% boshnjak, ndersa te tjeret jane turq, arabë si dhe nga komunite tjera te vendeve të ndryshme  te botës. Sipas burmeve jozyratre, rreth 3 mije zvicerane me origjine shqiptare nga ballkani te cilet sherbejnë sot ne armaten zvicerane.
Hfz. Mehas Alija, kryetar i KMSHZ: Kur Zvicra na rrespekton fene tonë, pse ne t’mos i rrespektojme rregullat dhe ligjet zvicerane për bashkejetëse dhe obligimet tjera, ne te kunderten kemi deshtuar ne procesin e integrimi! 
« Në Zvicer me gjithë xhamitë e komuniteteve të tjera janë rreth 280 xhami, prej te cilave kater jane me minare (Gjenevë, Cyrih, Winterthur dhe Wangen). Kurse 80 xhami sot ne Zvicer jane të shqiptareve, prej tyre 60 sosh veprojne ne kuader të KMSHZ.. », ka thënë për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.
« Kur Zvicra na rrespekton fene tonë, pse ne t’mos i rrespektojme rregullat dhe ligjet zvicerane për bashkejetëse dhe obligimet tjera, ne te kunderten kemi deshtuar ne procesin e integrimi! .. » ka thenë ne vazhdim z.Alija.

Zyrtarëve te DDPS  rrespektivisht Minsirisë së Mbrojes dhe Aramtes zvicerne kesja radhe i beme vetëm dy pyetje:

  • Meqenëse jemi në muajin e Ramazanit, a mund të na thoni nëse ushtarët me origjinë shqiptare dhe nga vendet myslimane kanë të drejtë të agjërojnë gjatë Ramazanit apo të praktikojnë ritet fetare?

« Rregullorja e shërbimit të ushtrisë (neni 95) parashikon kuadrin e mëposhtëm për pajtueshmërinë ndërmjet shërbimit ushtarak dhe praktikës fetare: « Liria e besimit dhe e ndërgjegjes është e garantuar. Megjithatë, ushtrimi i saj nuk e përjashton njeriun nga detyrimet e shërbimit dhe nuk duhet të dëmtojë kryerjen e shërbimit » Theht ne prejgije  nga Minsitri a Mbjtjes zvcierane (DDPS)

Prandaj, sipas DDPS, detyrimet ditore ushtarake kanë gjithmonë përparësi, por, me një kërkesë të arsyetuar të paraqitur mjaftueshëm paraprakisht, komandanti mund të vendosë për marrëveshje të caktuara. Në disa shkolla rekrutimi, ushtarët që agjërojnë gjatë Ramazanit mund të hanë vaktin e parë të ditës para lindjes së diellit, më pas të takohen së bashku pas perëndimit të diellit për të prishur agjërimin. Megjithatë, ata duhet të jenë gjithmonë të gatshëm, nëse rrethanat që lidhen me mbarëvajtjen e shërbimit i detyrojnë të ndërpresin agjërimin.

Ne pyetjen e dyte rreth nacionaliteteve te pjesëtareve te ushrise ne armatën zvicerane, nga misnitri embrojes zvcerane na jane perjggijur se « Të gjithë personat që kryejnë shërbimin ushtarak në ushtrinë zvicerane janë zviceranë. Pasaporta zvicerane është vendimtare në këtë drejtim. Ushtria nuk ka asnjë informacion nëse një person ka një prejardhje emigranti apo jo, pasi kjo nuk është e rëndësishme për ne. », citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Në Zvicër zbatohet liria e fesë dhe e besimit. Në ushtrinë zvicerane respektohet feja, (jo) besimi, ndërgjegjja dhe bindjet e çdo personi. Mbështetja shpirtërore është në dispozicion për të gjithë anëtarët e ushtrisë. E drejta e praktikës fetare merret parasysh në respektimin e kryerjes së shërbimit. Kapelania e Ushtrisë ofron mbështetje nëse nevojitet këshilla dhe ndihmë. FdAD mund të konsultohet si një shtesë ose si një ndërmjetësim.

Kur eshte fjala ketu, sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch, imamet shqiqiptare ne Zvcer jane te angazhuar ne burgje dhe spitale per ligjërata, për keshjillat te largohen nga punet e këqija, nga droga, prosticioni, alkoli, dhuna dhe krimi i roganizuar,

Derniers articles