Gjenevë, 17 mars -Neser ne Gjenevë hapen dyert e Edicionit të 40-të të Panairit Nderkombëtare te librit dhe shtypit në Gjenevë do te bahet kater dite reshet (18-22 mars) në Palexpo, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Libri shqip sikur vite me pare edhe sivjet do te prezentohet përmes Shtëpisë botuese: i-lirédition qe drejotohet nga shkrimtari yne i njohur en zvcer ilir xheladini.
Shtëpia botuese i-lirédition është një projekt botues që synon të afrojë librin me çdo moshë, duke bashkuar letërsinë tradicionale me teknologjinë bashkëkohore të leximit dhe dëgjimit.
Shtëpinë botuese “i-lirédition”, e themeluar nga Ilir Xheladini, ajo ka botuar. Ilir Xheladini për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch thote se « Misioni ynë është të krijojmë libra që jo vetëm lexohen, por edhe përjetohen. thenë shkurt SHB « i-lirédition » eshte një urë mes leximit, dëgjimit dhe imagjinatës… »
Libra të njohur
1.“Le Carrefour des destins” (Udhëkryqi i fateve), roman që tregon historinë e katër personave dhe mënyrën si jetët e tyre ndryshojnë pas një takimi të papritur.
2.“Midax l’araignée voyageuse” (Midaks – merimanga kurioze), libër për fëmijë për një merimangë aventuriere që udhëton dhe zbulon botën.
3.“La mélodie de la pluie” (Melodia e shiut) një tregim poetik dhe ilustrativ për fëmijë që lidh natyrën dhe imagjinatën.
4.“Le jugement de la mer” (Gjykimi i detit)
Libër për fëmijë me elemente fantastike dhe ilustrime.
5.“La contrée oubliée” (Toka e harruar), roman që trajton histori njerëzore dhe kujtesën e së kaluarës.
Ne vazhdim z.Xheladini na tha se « Një vëmendje e veçantë i kushtohet botimeve për fëmijë: libra të ilustruar, të konceptuar për të nxitur imagjinatën, kureshtjen dhe dashurinë për leximin që në moshë të hershme. »
Sipas tij « shumë prej këtyre librave janë të pajisur me audio të integruar përmes QR Kodit, duke u dhënë mundësi fëmijëve dhe prindërve t’i dëgjojnë tregimet, të ndjekin rrëfimin me zë dhe ta përjetojnë librin në një mënyrë ndërvepruese dhe moderne. »
« Krahas botimeve për fëmijë, i-lirédition sjell edhe libra për të rritur, duke përfshirë një gamë të gjerë zhanresh: romane letrare, romane fantastike, shkencë-fiksion, triller dhe romane historike. Këto botime synojnë të ofrojnë histori që udhëtojnë mes reales dhe imagjinares, duke i ftuar lexuesit në reflektim, emocion dhe aventurë..W » ka shkruar shkrimtari Ilir Xheladini
Në katalogun tonë zënë një vend të rëndësishëm edhe veprat e autorit Ilir Xheladini, me shtatë publikimet e tij, të cilat pasqyrojnë një univers krijues të pasur dhe një zë të veçantë në letërsinë bashkëkohore.
Shtëpia botuese i-lirédition do të prezantojë botimet e saj në Panairin e Librit në Gjenevë, në stendën E44, ku vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë librat, të provojnë përvojën e leximit me audio përmes QR Kodit dhe të njihen nga afër me projektet tona botuese.
« Ju mirëpresim të ndani me ne pasionin për librin – në letër, në zë dhe në imagjinatë!.. » tha ne fund z.Xheladini

