5.8 C
Berne
mardi 3/12/2024

Historike: Memorandum ne Bernë, që bashkon diasporë e Luginës së Preshevës. Nga sot 20 mije shqiptaret e Lugines në Zvicer do flasin me një zë!

Berne, 29 maj -Komuniteti shqiptare nga Lugina e Presheves ne Zvicer mobilizohet per nje organizim me te mire! Perfaqesues te asociacionrve dhe shoqatave te ndyshme ne Zvicer sot ne oret e paradites jane tubuar ne ambasaden shqiptareve ne Berne. Teme e bisedimeve, perveq integrimit ne Zvicer, ishte edhe riorganizimi i shoqatave dhe roli i tyre ne vendlindje. Sot ne Bernë te Zvicrës eshte nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Rreth njëzetë organizata marrin nismën për krijimin e Bashkimit të Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër

Keto shoqata nga Luginës së Preshevës me aktivitet në Zvicër, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke u angazhuar të krijojnë Bashkimin e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër.

Duke qënë se Zvicra është vendi me më shumë mërgimtarë nga Lugina e Preshevës, kjo nismë ka si qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit e bashkërendimit të veprimtarisë së shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër në mënyrë që të kenë një përfaqësim të njëzëshëm dhe koordinim të punës e përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Siq meson gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga ambasada shqiptare ne Berne, ne këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ilir Gjoni i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj nisme si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Të pranishmit i përshëndeti dhe sekretari i tretë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, z.Gjenis Haxhimehmeti.

Do përkutjuar se ne Zvicer sot jetojne jetojne dhe veprojne mbi 20 mije shqiptare nga Lugina e Preshevës, bashkë me ta veprojne rreth 20 shoqata, kryesisht humanitare dhe kukturore te ciliat nga sot ato do te verprojne si nje trup i përbashket në shërbim te atdheur!Shoqata Humanitare "LUGINA E PRESHEVËS" - SHoqata Humanitare Lugina e Presheves

Përfaqësuesit e shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, priten në takim nga ambasadori shqiptar në Bern, Ilir Gjoni - LUGINALAJM

Derniers articles