Bernë, 22 prill -Në fundjavë, dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç u arrestuan në Zvicër, pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëpunim me ISIS-in po planifikonin sulm terrorist, njofton klankosova.tv, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Gazetari shqiptar në Gjeneve Maliqi: Të jetosh në një shtet demokratik dhe tolerant, siq eshte Zvicra, është me shume se fat, eshte privilegj, prandaj edhe shqiptaret janë shembull integrimi dhe suksesesi
16 vjeçari i arrestuar, i njohur si “bomberi”, është me prejardhje shqiptare që ishte rritur në Itali por kishte emigruar në Zvicër.
Në lidhje me këtë, në emisionin “Kosova Today” te drejtua nga de koleget e Klan Kosova (Jehona Bajrami dhe Engjëll Hamiti) kane folur hoxha nga Zvicra, Mehas Alija, Maliqi, kryeredaktor i gazetës zvicerane “Le Canton27.ch” dhe nje aktivisti Arbër Gashi.
Filimisht z. Alija potenceoi se rreth 3 mijë fëmijë shqiptarë vijojnë mësimet në xhamitë në Zvicër.
“Në xhamitë këtu nuk mësohet vetëm dogma, por edhe feja, tradita islamo – shqiptare. I nxisim nxënësit tanë që të mësojnë edhe në shkolla shqipe. Xhamitë kanë rol edhe dimension tjetër ku ruhen zakonet kombëtare”, tha Alija, njofton Klankosova.tv
Derisa, Nefail Maliqi, kryeredaktor i gazetës zvicerane “Le Canton” potencon se shqiptarët në Zvicër janë shembull integrimi dhe suksesi, duke shtuar se një djalosh 16 vjeç nuk mund të quhet terrorist.
“Xhamitë në Zvicër e luajnë rolin e vet në edukimin e fëmijëve në gjuhën shqipe, roli i xhamive ka ndikuar edhe në rënien e krimeve të organizuar. Pavarësisht që mediat në Serbi i japin kahje tjetër. Ky djaloshi ka 15 -16 vjeç, si mund të themi se është terrorist. Hetimet janë duke vazhduar. Të jetosh në Zvicra, është me shume se fat, eshte privilegj. Këtë shqiptaret e kane kuptuar, prandaj ata sot janë shembull integrimi dhe suksesesi ”, tha Maliqi, përcjell Klankosova.tv
Në anën tjetër, aktivisti Arbër Gashi konsideron se institucionet fetare nuk po ndikojnë në uljen e krimit në Zvicër.
“Fëmijët e Kosovës janë duke rrezikuar ekzistencën e fëmijëve zviceran. Zviceranët dikur kanë ndihmuar Kosovën në kohën kur ne ballafaqoheshim me gjenocidin serb, sot Kosova prodhon fëmi që e rrezikojnë fëmijën zviceran në Kosovë”, tha Arbër Gashi, përcjell Klankosova.tv
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, Maliqi, kryeredaktor i gazetës zvicerane “Le Canton” zbuloi bisedën e fundit që kishte me shefen e shërbimit sekret në Zvicër.
“Gjatë një bisede me shefen e shërbimit sekret, ajo tha se Policia Federale është krenare me shqiptarët në Zvicër”, tha Maliqi, përcjell Klankosva.tv