0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Zvicrës në cdo 10 vjet i shtohen nga 100.000 shqiptarë, dyfishohet po ashtu numri i tyre me pasaporta zvicerane

Në vitet 1960 dhe deri në fillim të viteve 1990, imigrimi kosovar në Zvicër ishte në thelb imigrim sezonal për punë. Imigrimi me bashkim familjar fitoi terren në fillim të viteve 1990, si rezultat i shtrëngimit të kushteve për hyrjen në Zvicër për punëtorët migrantë (nga viti 1992) dhe përkeqësimit të situatës politike në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Zvicra a duhet « falenderuar » Serbinë (për politikat diskriminuese ndaj shqiptareve) mysafire këta te paftuar ?
Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26% janë të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.. Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.
E përbërë kryesisht nga punëtorë emigrantë dhe familjet e tyre, popullsia kosovare në Zvicër është rreth 150,000 njerëz. Vitet e fundit, numri i kosovarëve të sapovendosur në Zvicër ka qenë rreth 4000 në vit, shumica e tyre vijnë si pjesë e bashkimit familjar.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis në një bisedë për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Pas 50 vitesh (2075) Zvicra me 1.000.000 shqiptare !
Sa per dijeni, shqiptaret ne Zvicer, cdo decenie (10 vjet) shtohen nga 100.000, njekohesisht, dyfishohet numri i tyre me pasaporta zvicerane. Sot besohet se ne Zvicer jane rreth 500.000 shqiptare (albanofon) duke perfshire ketu edhe ata rreth 70 mije ilegal « sans papier »
Nese vazhdon keshtu, me rrtijen enumrit te shqiptareve ne Zvicer nga 100 mije per cdo dhjete vitesh i bie qe pas 50 vitesh apo ne vitin 2075 Zvicra te kete një milionë shqiptarë.
Psh siq po e shifini ket foto ne ballinen e kesaj gazete e cila eshte e viteve 2010, ku thuhet se ne qato vite kishim 230.000 shqiptare ne Zvicer dhe 40 mije me pasaporta zvicerane, kurse sot ne Zvicer keni 330.000 shqiptare,  me pasaporta zvicerane jane mbi 100.000 shqiptare! Dhe ne, gazeta jone Le Canton27.ch (kantoni i 27) nuk ja kemi lene bash rastesisht kete emer, kur dihet se Zvicra i ka 26-të. Ndoshta nuk do ta kishim emrruar keshtu gazeten tone, sikur t’mos ishin deklarata e ish-presidents dhe diplomates zvicerane Micheline Camy-Rey dhe mediat hevletike te cilat sa here flasin për shqiptaret e permendin edhe kantonin e 27-të.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për  Le Canton27.ch ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albanofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ardhja në Zvicër e azilkërkuesve të parë kosovarë (kryesisht shqipfolës) daton në vitet 1980, numri i tyre arriti kulmin midis viteve 1998 dhe 1999, me ardhjen e afro 50,000 refugjatëve të luftës nga Kosova. shumica e tyre u larguan nga Zvicra menjëherë pas përfundimit të konfliktit.
Historia migratore e kosovarëve në Zvicër shtrihet në katër dekada, që daton që nga mesi i viteve 1960, ajo ka përjetuar tri faza: një fazë të “emigrimit për motive punësimi”, një fazë të “migrimit të imigrantëve nga ribashkimi familjar” dhe një fazë të “emigrimit”. nën të drejtën e azilit”.

Derniers articles