Gjenevë, 15 tetor -Sot ne Gjeneve ne pranine e shume artisteve dhe artdashesve shqiptare dhe zvicerane u be hapja solemne e ekspozitës personale të artistit tonë te njohur Rame Dardania në qytetin e vjetër të e këtij qyteti nderkombëtare (në La Galery, rue Étienne Dumont 5, deri më 9. Nëntor). Rame Dardania para te prnaishmeve ka then se « Ekspozita me moton “Fytyrat” është një nderim për Bacin Xhemajl Ademi, një figurë e ndritshme e humanizmit, i cili, me dashurinë dhe përkushtimin e tij, na ka mbajtur shpresat gjallë edhe në kohë të vështira… »
« Në këtë ekspozitë do të paraqiten punimet e mia, duke përfshirë një fytyrë të brendshme në formë abstrakte, e cila pasqyron thellësinë e shpirtit njerëzor dhe kompleksitetin e emocioneve tona. » ka thenë për gazeten zvcerane ne shqip Le Canton27.ch autori i ekspozites Rame Dardania.
Sipa stij « Baci Xhemajl ka qenë gjithmonë i urtë, punëtor dhe i dashur për të gjithë ne.
Ai ka dhënë kontribut të çmuar për komunitetin tonë, duke ndihmuar ata që kishin nevojë dhe duke i mbushur shtëpitë tona me bukë dhe mirësi. Këputja e tij me vështirësitë e jetës na ka mësuar se solidariteti dhe mbështetja janë themeli i çdo shoqërie. »
« Edhe sot kemi borxh të shkruara në letra që janë të vjetra e të shlyera.
Prandaj, këtë borxh kam menduar ta kthej me këtë ekspozitë si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar. » ka thuar Dradania.
Te pranishmit e kesaj ekspozite kane folur fjale te mira për artistin tone Ramë Dradania.
« Mbrëmë ishte hapja solemne e ekspozitës personale të artistit tonë Rame Dardania në qytetin e vjetër të Gjenevës. Përuroj Ramën për këtë arritje artistike si artist i spikatur edhe si shqiptarë me vlera kombëtare!.. » ka shkruar Blerim Bunjaku, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ndersa sipas Bekir Xh. Haliti « Me Rame Dardania i cili hapi ekspoziten në Gjenevë, një djal i dashur, atdhetar dhe shumë i përkushtuar! Rama nga do që shkon nuk e ka problem ta prezantojë veten që është shqiptar nga Dardania (Kosova), gjithashtu sonte pashë që kishte figura shumë të shquara të artit këtu në Gjenevë që e vlersojnë dhe e qmojnë shumë punën Ramës.. »