2.3 C
Berne
mardi 3/03/2026

Ne Cyrih të Zvicres u shtrua sofra e iftarit të përbashkët – Shembull i tolerances ndërfetar dhe respektit të ndërsjelltë

Cyrih, 2 shkurt – Organizuar nga Islamischer Zentralrat Schweiz (Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës) në uikendin e fundit u shtrua sofra e Iftarin e përbashkët ne muajin e sivjem te ramazanit ku muarën pjese mbi 300 besimtar kryesisht nga komuniteti sqhipatrë (muslimanë) te shoqeruar nga perfaqesues te komuniteteve tjera fetare ne Zvicer dhe te huaja, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Ramazani muaj solidariteti, Iftari bashkon njrerezit prej nga dlain mesazhe për paqe, tolerancë, bashkejetesë dhe dialog, keshtt na ka mësuar feja islame dhe Zvicra

Gjate ketij iftari te erj maj te madherueshëm te ramaznait  Xhamia e Schwamendingen – Shtëpia e Paqes (Kulturzentrum – Haus des Friedens) – organizoi për herë të katërt sofren e madhe të iftarit të përbashkër në sallën e  Kishës (Evangelisch-Reformiertes Kirchgemeindehaus) në Cyrih.

Mbrëmjen e iftarit e hapi me bismilah dhe hurme imami Fahredin Bunjaku me fjalin e tij  përshëndetëse në gjuhën shqipe dhe gjermane i cli foli për rëndësinë dhe dobite e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke kujtuar se ky muaj për besimtarët myslimanë është kohë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

Sofra e iftarit e mbushur plot med hurme dhe spaclatete te larmishme me plot bereqet u deshmua Zvicra multinacionale dhe multikulturoire se mund te jetohet bashk me rrespekt me njeri tjetrin.

Atmosfera e mbrëmjes ishte e ngrohtë dhe miqësore, duke reflektuar frymën e Ramazanit, solidaritetin dhe dëshirën për dialog e mirëkuptim mes komuniteteve të ndryshme në qytetin e Cyrihut.  Ky organizim është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për dialogun ndërfetar dhe respektin e ndërsjellë mes Xhamisë së Schwamendingen dhe Kishës Ungjillore të Reformuar të Qarkut 12. Bashkëpunimi i tyre përbën një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në një shoqëri multikulturore si ajo e Cyrihut.

Ne kete mbrmje ne shenje rrespkti për mslimanet per te nderuar nderuan iftarin muarne pjese Pfarrerin Hoby Randriambola i shqoruar me anëtarë të Kishës Ungjillore të Reformuar, Claudio Schärli nga programi Brückenbauer i Stadtpolizei Zürich, pastaj Perparim Avdili, kryetar i Partisë Liberale (FDP) dhe kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut si dhe kandidat për Këshillin e Qytetit, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Parandalo, Valdete Hoti dhe Xhemail Seli dhe te tjerë..

Perparim Avdili, kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut dhe për Këshillin e Qytetit duke uruar muajin e shenjt të Ramazanit përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lart bashkëpunimin ndërfetar mes Xhamisë së Schwamendingen dhe Kishës Ungjillore të Reformuar. Ai me kete iftar bëri gjithashtu thirrje sidmos komuniteti shqiptarë, që e drejta e votës të merret seriozisht dhe qytetarët të dalin në votime më 8 mars, duke theksuar se këtë herë ka edhe disa kandidatë me prejardhje shqiptare.

Do pekrujtuar se viteve te meprashme ka pasur iftare te idetike edhe ne Berne dhe qendra tjera te Zvicres, ku kane marrur pjese përveq përfaqesuesve te komuniteve te nryshme fetare (muslmane, katolik, protestante..) kane marrur pjese edhe amasadore pervqe atyre nga ballkani (Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia Veriore) edhe ambasadorim SHBA-ve,  e Izralit dhe vendeve tjera arabe, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch         

Derniers articles