11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ministri i diktatorit Putin, Sergei Lavrov i vetmuar, bojkotohet nga diplomatët në OKB në Gjenevë

Gjenevë, UN, 1 mars -Disa diplomatë gjoja u larguan nga dhoma në fillim të transmetimit të fjalimit të regjistruar paraprakisht të Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Pjesa dermuese e delegacione, përfshirë vendet perëndimore, bojkotuan ndërhyrjen e Sergei Lavrov të martën kur Konferenca për Çarmatimin transmetoi fjalimin e kreut të diplomacisë ruse, në solidaritet me Kievin, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Diplomatët gjoja u larguan nga dhoma në fillim të fjalimit të zotit Lavrov, i cili ishte i regjistruar paraprakisht.

Gazetari Nefail Maliqi nga Gjeneva: OKB-ja dëshiron të ndihmojë 6 milionë njerëz në Ukrainë

OKB-ja dëshiron të ndihmojë gjashtë milionë njerëz në Ukrainë në tre muajt e ardhshëm. Me partnerët e saj, ajo nisi të martën në Gjenevë një apel për fonde prej më shumë se 1.5 miliardë frangash për këtë ndihmë dhe atë për refugjatët në vendet fqinje.

« Ne jemi dëshmitarë të asaj që mund të bëhet kriza më serioze e refugjatëve në Evropë këtë shekull, » tha Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër ‘opsionet’
Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër “opsionet” në tryezë, tha të martën një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Megjithjate dy përfaqësues zviceran në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe Konferencën për Çarmatimin (CD) mbetën në sallë.

Zvicra nuk është pro këtij lloj veprimi, si vend pritës i OKB-së dhe si mbrojtëse e multilateralizmit. Nga ana tjetër, ajo ka ripërsëritur në rrjetet sociale deklaratat e saj, të mbajtura të hënën para Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Ignazio Cassis, në fund të fjalimit të Sergei Lavrov.

Përpjekjet ruse për të justifikuar ofensivën « nuk janë të besueshme », tha ajo. Ajo gjithashtu përsërit se shkel të drejtën ndërkombëtare.

BE premton 500 milionë euro për ndihmë humanitare për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi të martën se do të angazhojë të paktën 500 milionë euro (më shumë se 512 milionë në franga) nga buxheti evropian për ndihmën humanitare pas pushtimit rus të Ukrainës, në një fjalim para eurodeputetëve në Brukseli.

Derniers articles