-1.8 C
Berne
mercredi 7/01/2026

Zvicra konfirmon takime mes përfaqësuesve Kosovë-Serbi në Solothurn, takime këto jo « sekrete » por diskrete

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch në Bernë (Photo: LeCanton27.ch) 

Bernë, 6 janar -« Solothurni në vend të Gjenevës – Zvicra ndërmjetëson midis Kosovës dhe Serbisë.. » (Solothurn statt Genf – die Schweiz vermittelt zwischen Kosovo und Serbien) eshte ky titulli i shkrimit te sotem botuar ne gazeten zvicerane Neue Zürcher Zeitung

Kjo gazet ka shkruar se «Me një dialog jozyrtar, Berna po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtines. Këto shërbime të mira janë në interes të Zvicrës… ».

Zvicra e interesuar të jap kontribut në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Qe 11 vite jane zhvilluar tre takime në Solothurn larg syve të publikut, mediave, për t’ju shmangur spekulimeve

Zvicra konfirmon takimet diskrete mes përfaqësuesve Kosovë-Serbi në Solothurn dhe jo « sekrete » siq raportojne disa media te opozitës. Eshte interesant siq bejnë loje me terma disa meda te opozites në Kosovë. Ky nuk eshte rasti i pare. Eshte i ngjajshem sikur raportimet e mediave serbe dhe ato te opozites kosovare duke perdorur temrin « sanksione » ne vend te masave, te cilat tatshe u hoqen nga BE.

Gjurmeve te ketij shkrimi te kolegeve zviceran, redaksia jone LeCanton27.ch ka kontaktuar Minsitrine e Puneve te Jashtme ne Berne. Berna zyrtare nuk permend as Bislimin e as Gjuricin, siq po manipulojnë disa media kosovare tashme te njohur per FakeNews. Ja cfar thone ne njoftimin e qeverise zvicerane:

Ne Zvicer nuk po zhvillon takime e as bisedime sekrete,. por diskrete mes perfaqesesve nga Kosova dhe Serbise (While conducted discreetly, these meetings are not secret)

Pyetjes nese ka pasur takime sekrete, siq raportojne disa media kosovare, rreth  bisedimeve mes përfaqeusesve kosovare dhe serbe ne Solothurn, auirtitetet nga Berna zyrtare jane përjggijur për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch se « Ketoi lloj shkrime nuk jane te paret qe i kemi pare ne disa media, rreth takimeve apo bisedimeve mes pales kosovare dhe serbe qe dy-tri vitet e fundit. Mund t’ju themi se Zvicra eshte e interesuar të jap kontribut ne procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Mund t’ju themi se nuk ka pas takime sekrete por diskrete, dmth larg syve të publikut,të mediave, për t’ju shmangur spekulimeve »

Lidhur me kete intersim te Qverise zvcerane ne kete rpoces e ka deklaruar edhe shefi i diploamicse helvetike z.Ignazio Kasiis dite me apre gjate nje bise për gazten zvcerane en shqip LeCantzon27.ch sipas te cilit « nese Brukseli deshton ne kete proces, ne jemi te gatshen te japim kontibutin tone ne këte drejtim » Madje edhe presidnetja  e Zvcres znj.Sutter para dy muajsh pyetje ssone rreth dipalgut me Kosoves dhe Serbise eshte përgjigjur se « Berna zyrtare, padyshim eshte e intersuar te avancoje procesi i dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, sepse stabiliteti ne ballkan, nenkupton edhe stabliteti ne vendin tonë… »

Gazeta zvicerane NZZ ka shkruar (pa permednur emra) se  « Një politikan i lartë kosovar dhe një serb ecin së bashku nëpër qytetin e vjetër të Solothurnit drejt hotelit të tyre pas darkës… » por quditërisht gazetaret zvicerane te njohur për profesionalizëm, kesaj radhe ju paska ikur pa marrur nje fotografi si deshmi, apo ndoshta ska pasur bateri aparati?!, shkruan gazeta zivecerane ne shqip LeCanton27.ch

Njoftim nga Ministria e Punëve te Jashtme e Zvicres në Bernë: Takimet dhe bisedimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbise ne Solothurn nuk janë sekrete por diskrete!

« Zvicra mbështet dialogun midis Serbisë dhe Kosovës si pjesë e angazhimit të saj për ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit. Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme (DFAE) organizon bisedimet e Solothurnit dy deri në tre herë në vit. Ndërsa zhvillohen në mënyrë diskrete, këto takime nuk janë sekrete… » (While conducted discreetly, these meetings are not secret) ka thëne sot për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch  znj. Léa Zürcher, zëdhenese e DFAE ne Bernë.

Sipas Minsitise se Puneve te Jahstme helvetike (DFAE) ne Benrë « Që nga viti 2015, Divizioni i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut i DFAE-së, së bashku me Këshillin e OJQ-ve për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, ka organizuar shkëmbime të rregullta që përfshijnë përfaqësues të partive kryesore politike nga të dy vendet… »

« DFAE e konsideron të rëndësishme të ofrojë një hapësirë ​​për dialog të qëndrueshëm mbi çështjet politike, duke u lejuar pjesëmarrësve të ndërtojnë marrëdhënie dhe besim pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut. Një format i tillë diskret mund të ndihmojë në lehtësimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe lejon që të eksplorohen ide që mund të ushqehen në proceset zyrtare. Ky dialog joformal, në përputhje me traditën e gjatë zvicerane të Zyrave të Mira, është plotësues i kornizës zyrtare të udhëhequr nga BE-ja dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian… » thuhet ne fund te delarates nga Minsiteria e MPJ te Zvicres derguar sot redaksise se gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Derniers articles