8.3 C
Berne
jeudi 26/02/2026

Konferenca Nderkombëtare (Forumi IC) në Gjenevë tuboi përfaqësues nga 120 vendeve botërore, aty edhe Shqipëria

Gjenevë, 26 shkurt -Edicioni i pestë i Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Zvicrës (Forumi i IC) sot ka filluaf punikmet dy ditore në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave të Gjenevës (CICG) ku po marrin pjese mbi 1,500 pjesëmarrës nga 120 vende boteror,e përfshire ketu edhe nje delagcion nga Shiperia. Vendin tome perfaqeson ambasadori shipatr ne Berne z. Ermal Dredha dhe Valon Gashi sekretar i parë, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCantonon27.ch

Forumi i IC 2026 në Gjenevë sivjet ka per moto sfidat dhe e ardhmja e ndihmës humanitare. Këtë vit, ai do të përqendrohet në sfidat dhe të ardhmen e ndihmës humanitare. Pjseamrrs jane shefi i diplomacise zvicerane Ignazio Cassis dhe Martin Pfister, minsite ri mbrojtjesnë Forum si dhe Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher.

Përpara hapjes së Forumit mne roet e mengjesi delegati i Këshillit Federal për Ndihmën Humanitare, Dominik Stillhart, mbajti një konferencë për shtyp në CICG. Me këtë rast, ai prezantoi ndërhyrjet humanitare të Zvicrës në vitin 2025 duek i dhene një pasqyrë sfidave për vitin 2026 dhe veprimeve të ndërmarra në këtë kontekst me Gjenevën si qendër referimi humanitare.

Si shtet depozitues i Konventave të Gjenevës, Zvicra do të vendosë respektin për parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare në qendër të diskutimeve. Bisedat do të përqendrohen gjithashtu në situatat e mëdha të krizave dhe rolin dhe të ardhmen e Gjenevës Ndërkombëtare.

Forumi IC do të shfaqë gjithashtu inovacionin zviceran në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kompanitë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe startup-et do të shpërblehen për zgjidhjet e tyre inovative. Pas përzgjedhjes nga një juri e specializuar, tre fitues do të marrin një Çmim IC, të dhënë nga Ignazio Cassis.

Derniers articles