14.1 C
Berne
mercredi 23/10/2024

Imami Mustafa Memeti ne Berne uron festen e Bajramit komunitetit shqiptar në Zvicer

Berne, 2 maj -Imami Mustafa Memeti ne kryeqytetin helvetik uron komunitetin shqiptare ne Zvicer Fitër Bajramit.

« Zoti kabull agjërimin dhe të gjitha lutjet gjatë muajt të shenjt të Ramazanit. Gëzuar festa e Fitër Bajramit!.., thujet ne urimin e hoxhe Memeti, percjell gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Hoxhë Mustafë Memeti përmes gazetes zvicerane Le Canton27.ch ka uruar të gjithë komunitetin shqiptaro në Zvicër për Festën e Fiter Bajramit

Në vigjilie të festës së Fitër Bajramit kam nderin dhe kënaqësinë në emrin tim, të qendrës në Europaplatz dhe forumit koordinativ të organizateve shqiptare islame në Zvicër t’ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit dhe sakrificës, ku besimtarët u sprovuan në thellimin e besimit, disiplinës shpirtërore, mendore dhe fizike, duke praktikuar një detyrim fetarë të rëndësishëm të fesë islame. Festa e Fitër Bajramit është një aktë për të gjithë ne, si besimtarë shqiptarë dhe si qytetarë të vendit ku jetojmë, të ndajmë mes veti gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të reflektojmë për një të ardhme inovative për vendin dhe shoqërinë tonë pa dallime etnike, kulturore, idiologjike dhe religjioze.

Gjithsesi, uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia dhe harmonia! Edhe njëherë urime festën e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve myslimanë!

Njekohesisht, Gazeta zvicerane Le Vanton27.ch po ashtu ju uron Festen e Bajramit!

 

 

Derniers articles