10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

Imami shqiptar në Zvicer për luften mes Izraelit dhe Palestinës: Zhvillimet në Lindjen e Mesme nuk duhet të ndikojnë në klimën tonë të bashkëjetesës në Zvicër

Prof.Mehas Alija, hafëz dhe imam shqiptar ne St.Gallem, njëherit kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar ne Zvicër (KMSHZ)

Bernë, 12 tetor -Zhvillimet dramatike ne luften e re mes Izraelit dhe Palestines me nje bilanc tragjik te viktimave dhe te plagosurve edhe nga komuniteti muslimanë në Zvicer po ndiqen me mjaft shqetësim të madh. Pjesa dërmuese e komunitetit muslimanë në Zvicer jane nga radhët e shqiptareve nga ballkani (Kosova) te cilet shpesh para vititi 1999 kur Kosova gjendej e okupuar nga Serbia, jane konsideruar si palestinezet te cilet me vite te tëra ishin viktime e politikave diskriminuese, kolonizuese dhe terrorit serb, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Prof.Mehas Alija, imam shqiptare ne St.Gallen: Ndiejmë keqardhje për ngjarjet në Palestinë dhe Izrael. Dënojmë çdo akt dhune që çon në humbje jetësh të pafajshme

Se si i vlereson zhvillimet e fundit në Palestine dhe Izrael, Mehas Alija, imam dhe kyretar i Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka folur për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Imam hafiz Mehas Alija fllimisht duke denuar dhunën dhe terroin nga gjitha palet ai ka thënë se « Ne si Komunitet Musliman Shqiptar në Zvicër ndiejmë keqardhje dhe jemi të prekur nga ngjarjet në Palestinë dhe Izrael dhe dënojmë çdo akt dhune që çon në humbje jetësh të pafajshme. Për ne, paqja dhe dialogu janë rruga e vetme për zgjidhjen e konfliktit. Ne inkurajojmë dialogun për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndijshme. Komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet fuqishëm dhe i bashkuar si ndërmjetësues për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme.”

Imam Alija: Ne shqipatret kemi bashkëpunuar mirë me komunitetet fetare në Zvicër, përfshirë edhe komunitetin hebre

Këtyre ditëve ne Gjenevë dhe Zvicer jane organizaur protesta për t’u solidarizuar me popullin izralelite dhe ate palestinez. Shqiptaret si komunitet i madh, ne cilat protesta po marrin pjese, ne ato pro Izraelit apo pro Palestines ?

Kesaj pyetje z.Alija ne vazhdim ju eshte përegjigjur se  « në Zvicër, çdokush është i lirë të shprehë mendimin e vet si individ. Për ne si komunitet është e rëndësishme të ruhen raportet dhe marrëdhëniet e mira ndërkulturore dhe ndërfetare në shoqërinë zvicerane. »

« Zhvillimet në Lindjen e Mesme nuk duhet të ndikojnë në klimën tonë të bashkëjetesës. Deri më tani kemi bashkëpunuar mirë me komunitetet fetare në Zvicër, përfshirë edhe komunitetin hebre, dhe kjo i ka ndihmuar paqes dhe interesit të ndërsjellë në raport me institucionet dhe shoqërinë zvicerane.” ka thëne në fund imami shqiptar ne Lausanne prof. Mehas Alija.

Derniers articles