0.2 C
Berne
samedi 23/11/2024

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane te revoltuar thelle me sulmet e terroristeve serbe ne Kosove, ku u vra nje pjesetar i forcave kosovare, kane bere homazhe per policin e humbur, heroin Afrim Bunjakun, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne keto homazhe ne shenje perkrahje dhe solidariteti, spas lmi Cakollit, veprimtat i njohur i ceshtjes kombetare per gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka shpjeguar se «pos shqiptareve nga Kosova ne keto homszhe per policin tone te humbur,  moren pjese edhe zviceranë si dhe shqiptare nga viset tjera (Masedonia Veriore, Lugina e Presheves, Malit te Zi, Shqiperia…) qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer, te cilet njezerit e kane denuar ket akt terrorist.

Sot, bashkatëdhetarët tanë nga gjitha trojet shqiptare, nga disa vende të ndryshme të Zvicrës, u mblodhën për t’i bërë Homazh veprës së Dëshmorit të fundit të Kosovës : Afrim Bunjaku.

Afrimi, i cili u vra duke qen në krye të detyrës nga terroristët serb. Afrimi mbrojti me jetë territorin e Kosovës. Kosova është e pavarur dhe sovrane. Ne do të denojmë gjithmonë sulmet terroriste.

Pikat e Lëvizjës Vetëvendosje, Obersee, Winterthuri, St.Gallen dhe Luzern, u mblodhën para konzulatës së Republikës së Kosovës në Zürich, për t’i bërë homazhe veprës atdhetare të heroit të fundit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Mesohet se ne konsulatën e RK në Zürich, mergimtarët e gjithë trojeve bënë homazhe për nder të heroit Afrim Bunjaku.
Nën organizimin i Pikave të LVV, Obersee, Winterthuri, dhe St. Gallen.

Do theksuar se ne Ambasaden e RK në Bern, nen organizimin e Pikave të LVV, Bern, Aarua, Basel. Gjitha këto nga Qendra e LVV për Zvicër.

Kurse ne Gjenevë homazhe per policin hero u bene në konzulatën e Republikes se Kosovey. Organizator Pikat e LVV, Gjenevë dhe Lausanne.

Afrimi, u vra nga teroristët sërb i cili ishte në krye të detyrës për rujtjën dhe mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e veriut të Kosovës.
.

Derniers articles