Sipas një sondazhi të ri të Entit Federal të Statistikave, në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është me folura në Zvicër, pas gjuhës angleze. Për vite të tëra, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes. Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen.
Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja, kratishtja dhe serbishtja.
Dhe sot, përveç katër gjuhëve kombëtare (gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe romanisht), në Zvicër fliten zakonisht anglisht, shqip dhe portugalisht.
Kjo përfaqëson një përqindje të barabartë për folësit e të dyja gjuhëve, 3.4% e popullsisë së përgjithshme, krahasuar me 6.1% të folësve anglezë. Pak përpara portugalishtes, spanjishtes, serbishtes dhe kroatishtes, shqipja flitet kryesisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen.
Zvicra de jure me mbi 300.000 shqiptare de fakto me 400.000
Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26% janë të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.
Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për agzeten zvceranene shqip Le Canton27.ch ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis në një bisedë për agzeten zvcierane në shqip Le Canton27.ch
Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut mbi 100 .000 (8’0 mije shqiptare) nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Bazuar nga numer i madh i shqiptareve ne Zvicer (mbi 300 mije), 50 mije tjere ilegalisht (sans papier) dhe nese kemi parasysh se në Zvicer deri ne moshen 16 vjeqare femijeve te regjistruar nuk i jepen nacionaliteti e as peraktimi fetar, del se numri i shqiptareve ne Zvicer mund te jete rreth 400.000, shkruan gazeta zvcerane në shqip Le Canton27.ch
Sipas Zyrës Federale të Statistikave rmbi 100 mije shqiptare tjere posedojnë pasaportat e kueqbardhë. Ne Zvicër aktualisht janë regjistruar 120 mije qytetarë nga Kosova, me pasaporta të Republikës së Kosovës. Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch edhe pas 15 vitesh nga pavarësia e Kosovës, në Zvicër ka ende shqiptarë me pasaporta serbe, numri i të cilëve sillet rreth 60-70 mijë.
Këtu do theksuar se çdo vit bie numri i serbëve në Zvicër dhe rritet numri i shqiptareve. Jo pse këta të fundit vijnë nga Kosova, por behet fjalë këtu, se numri i shqiptarëve me pasaporta të shtetit te Kosovës, po vazhdon të ngitet vazhdimisht për shkak të transformimit të pasaportave, duke lënë ato të Serbisë dhe duke marrë ato të Republikës së Kosovës.
Besohet se numri i qytetarëve me pasaporta nga Serbia në Zvicër do të vazhdojë të bie dukshëm pasika ndodhur liberalizimi i vizave, ër cka kosovarët nuk do të kenë më nevoje për pasaportat e Serbisë.