13.4 C
Berne
mercredi 23/07/2025

Per here te pare organizohet një turne futbolli në Preshevë i mbeshtetur nga Shqiperia, ku do merr pjesë kryetari i FSHF-se Armando Duka

Presheve, 23 korrik -Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta mbështesë një turne futbolli për fëmijë në Luginë të Preshevës, ka mesuar gaeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch nga burimet nga FSHF-ja.

Shoqata sportive Lëvizja, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, Komunave të Preshevës dhe Bujanocit, organizon nga data 24 deri më 28 Korrik 2025 një turne madhështor futbolli për fëmijët 7–13 vjeç.

Në kete turne te pare te ketij karakteri ne Presheve do të paraqitet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i shoqeruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Serbi Bardhyl Canaj.

FSHF-ja dhe sidomos Duka, janë kritikuar ashpër dhe vazhdojnë të kritikohen lidhur me vendimin për të organizuar bashkë me Serbinë, Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027. Përkundër kundërshtimeve, sidomos nga tifozët, vendimi për të organizuar Evropianin bashkë me Serbinë tashmë është në fuqi.

FSHF-ja vazhdimisht bën përpjekje për të kthyer përkrahjen e tifozëve.

LeCanton27.ch ka mesuar se turneu në Preshevë do të organizohet prej 24 deri më 28 korrik. Turneun e organizon Shoqata Sportive “Lëvizja nga Presheva. Do të paraqiten fëmijë të shkollave të futbollit Lugina, Qendra Sportive Preshevë, Tërnoci, Besa dhe fëmijë të diasporës shqiptare.

Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit. FSHF-ja do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive.

Derniers articles