12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Dy presidentë shqiptar në Bürgenstock, në samitin botëror të Zvicrës për paqe në Ukrainë

Bürgenstock, (Nefail Maliqi, nga i dërguari ynë special në Bürgenstock) 14 qershor -Sot ka nisur punimet dyditore (15-16 qershor ) konferences nderkombëtare për paqë në Ukrainë, ketu në alpet e Zvicres, pikerish në Bürgenstockka ku do jene prezent mbi 600 mysafire, delgacione keto te qeverive nga 100 vende nga mbare bota. Ketu do jene edhe Shqiperia dhe Kosova, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27. ch nga Bürgenstock
Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Presidentja e Konfederatës Viola Amherd dhe këshilltari federal Ignazio Cassis mbërritën në Bürgenstock. Këshilltarët federalë vizituan vendin dhe ishin në gjendje të dëshmonin përparimin e përgatitjeve. Me pjesëmarrjen e 100 delegacioneve nga të gjitha rajonet e botës, konferenca do të synojë të inicojë një proces paqeje. Detyrë e vështirë por e nevojshme pas më shumë se dy vitesh luftë dhe mijëra vdekje.
Zvicra dhe Bürgenstock ne gjendje gatshmerie si ne aspektin e sigurisë ashut edhe ne në mbarevajtjen e konferencës nderkombetare për Ukrainen

Disa dhjetëra të pranishëm do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin polak Andrzej Duda, kryeministrin japonez Fumio Kishida, kryeministrin britanik Rishi Sunak, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, do të takohet me presidentin Zelensky të shtunën, sipas një zyrtari të lartë të administratës së presidentit Biden. Zonja Harris ne Bürgenstock të Lucernit, po merr pjesë në ditën e hapjes së takimit, pritet gjithashtu të mbajë një fjalim.

Ketu në Bürgenstock jane prezent edhe Shqipëria dhe Kosova. Presidenti  Bajram Begaj, do të jetë sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet  në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Bürgenstock-un ketu e quajnë joratsesisht si foleja e shqiponjës që ka mirëpritur të mëdhenjtë e kësaj bote për 150 vjet. njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga Bürgenstock, si një media e vetme në shqip që po ndjek nga afër këtë samit botëror.

Ne ketë samit boteror ne në Bürgenstock (NW) per paqë ne Ukraine nikoqirët Viola Ahmard, presidente e Konfederates dhe Ignazio Cassis, shefi i diplomacise helevetike kane ftuar mysafirë nga kater anet e botes, perfshirë ketu edhe Vlolodimir Zelensky, president i Ukrainës, zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris. Ketu sot do kemi edhe Macron, Scholz dhe Von der Leyen si dhe përfaqesues te organizatave evopiane dhe nderkombëtare si nga OKB ashtu edhe nga BE dhe KE. Por ne kete konference nuk jane ftuar disa vende apo personalitete te njohura tashme si «problematik» për paqen, sikur ata nga Rusia dhe Kina.

Çështja e parë e diskutueshme është se sa vende mund të tërheqin zviceranët dhe ukrainasit? Mendohet se sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, aq më e madhe do të jetë nxitja dhe trysnia për paqen.

Zyrtarët zviceranë dërguan rreth 160 ftesa dhe thonë se mbi delegacione, duke përfshirë një grusht organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, do të marrin pjesë. Përafërsisht gjysma do të jenë nga Evropa. Presidenti Zelensky udhëhoqi një përpjekje diplomatike në Azi dhe më gjerë për të shtuar pjesëmarrjen në takim.

Samiti pasoi disa takime të mëparshme, duke përfshirë një në Arabinë Saudite ku morën pjesë 40 vende, duke përfshirë Kinën, e cila është përpjekur të mbledhë mbështetje për planin e saj të paqes prej gjashtë pikash.

Pjesëmarrës të tjerë përfshijnë Tajlandën, Singaporin, Filipinet dhe Japoninë, ndërsa Malajzia dhe Kamboxhia, të cilat kanë lidhje të ngushta me Kinën, nuk e panë të arsyeshme të marrin pjesë në Zvicër.

Mbi 300 gazetarë nga bota ne Bürgenstock. Deri në 6000 ushtarë dhe poliucë janë të mobilizua sigurisë ne Nidwalden

Perveq pesonaliteteve boterore ketu kemi edhe forca te shumta te sigurise rreth 6000 sosh (4000 ushtare, ..) dhe 2000 police me uniforme dhe pa te,si dhe dhjetra snajperiste. Pra gjithecka eshte nen kontroll dhe Bürgeni eshte i blinduar. Mos te harrojme se ketu kemi edhe 300 gazetare, eliata e mediave botërore, perfshire këtu edhe nje gazetar shqiptar nga Gjeneva-Presheva, redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe po ndjek samitin boteror përseafermi.

Derniers articles