Davos/WEF, 21 janar -Diskutimet midis Donald Trump dhe Guy Parmelin ishin të sjellshme, por të shkurtra, duke u përqendruar vetëm në tregti. Pas fjalimit të tij në një sallë të mbushur plot në Davos, presidenti amerikan u takua me Presidentin e Konfederatës Zvicerane në një grup më të vogël. Donald Trump përsëriti shqetësimet e tij në lidhje me bilancin tregtar, të cilin ai beson se është shumë i pafavorshëm për Shtetet e Bashkuara, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
« Mund të kisha vendosur një tarifë prej 70% ndaj Zvicrës, por vendi me siguri do të shkatërrohej në atë rast, kështu që nuk do ta bëj këtë », deklaroi Donald Trump të mërkurën në Davos. Lidhur me tarfiat e SHBA-ve ndaj Zvicres ka shkruar sot edhe gazeta amerikane « News York Times » qe sipas Trump « tarifat zvicerane ishin personale (wiss Tariffs Were Personal), citon LeCanton27.ch
Norma e tarifës, të cilën z. Trump e vendosi në 39 përqind gushtin e kaluar, ishte dukshëm më e lartë se normat që ai vendosi ndaj Bashkimit Evropian, i cili negocioi një tarifë prej 15 përqind, dhe Britanisë, e cila arriti një marrëveshje tarifore prej 10 përqind.
Duke folur të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Z. Trump dukej se konfirmoi atë që zyrtarët evropianë kishin dyshuar prej kohësh: Rritja e normës ishte personale.
Z. Trump tha gjatë fjalimit se fillimisht e kishte vendosur normën e tarifës në 30 përqind. Më pas, tha ai, mori disa telefonata nga njerëz nga Zvicra që e kundërshtonin këtë normë, përfshirë presidenten e vendit në atë kohë, Karin Keller-Sutter.
« Mund të kisha vendosur një tarifë prej 70% ndaj Zvicrës, por vendi me siguri do të shkatërrohej në atë rast, kështu që nuk do ta bëj këtë », deklaroi Donald Trump të mërkurën në Davos. Presidenti amerikan rrëfeu negociatat e muajve të fundit me Bernën, duke bërë një vërejtje sarkastike për ish-presidenten zvicerane Karin Keller-Sutter, ndërsa një marrëveshje tarifore ende duhet të arrihet me Uashingtonin.

