0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Dje Tirana dhe Prishtina uruan partitë shqiptare nga Presheva qe hynë në istitucionet serbe, kurse sot ato dalin nga qeveria serbe

Preshevë, 22 tetor -Qeveria e Serbisë në radhët e veta ka pjesmarrjen e ”pakicave”, por nga sot jo edhe shqiptarët dhe Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) lider i së cilës është Sulejman Uglanin. Do përkujtuar se tre deputetet shqiptare te cilet fituan ne zgjedhjet e fundit, Tirana dhe Prishtina i kishin pershëndetur pjesemarrjen e tyren e insituicionet serbe, shkruan korrespeondeti nga Presheva per gazeten zvicerane « Le Canton27.ch »
Bartësi i Listës „ Lugina e Bashkuar „ në zgjedhjet e fundit parlamentare, Shaip Kamberi ka deklaruar sot se pohimet e presidentit, Aleksandar Vuçiq, për përfshirjen e pakicave në qeveri nuk nënkuptojnë edhe inkuadrimin e shqiptarëve në të.

Deputeti Kamberi, njëkohësisht edhe kryetar i PVD-së, përmes postimit në Facebook, ka potencuar gjithashtu se nuk janë kontaktuar nga e mandatuara për kryeministre, Ana Brnabiq, që nënkupton mos gatishmërinë e Beogradit zyrtar për problemet e  shqiptarëve në Luginë.

Në këtë drejtim, Kamberi theskon se e vetmja mundësi mbetet krijimi i grupit të përbashkët parlamentar me SDA-në e Sanxhakut dhe nga prizmi i opozitës të luftojnë për padrejtësitë që shteti vazhdon t’i bëjë në këto dy rajone.

Derniers articles