3.2 C
Berne
mardi 17/02/2026

Dita e pare e negociatave tripaleshe (SHBA- Ukraine-Rusi) ne Gjenevë. Bisedimet jane diskrete larg BE-së dhe mediave

Gjenevë, 17 shkurt -Ne diten e 1,455 te luftes ne Ukrainë, ne Gjenevë po zhvillohen bisedimet midis delegacioneve ruse, ukrainase dhe amerikane në Gjenevë. Donald Trump i kërkon Ukrainës të arrijë një marrëveshje me Rusinë « shpejt ». Dita e parë e bisedimeve midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Gjenevë përfundoi pas më shumë se katër orësh, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Raundi i tretë i bisedimeve trepalëshe midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ka filluar në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa palët përpiqen të përparojnë përpjekjet diplomatike për të vendosur një armëpushim.

Negociatat vijnë një javë para përvjetorit të katërt të luftës Rusi-Ukrainë, me konfliktin e armatosur që është ende duke u zhvilluar.

Sipas gazetës zvicerane ne shqip LeCanton27.ch i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff dhe biznesmeni Jared Kushner. Kurse deleagconi rus kryesohet nga ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky, duke shënuar një ndryshim nga zyrtarët e lartë ushtarakë që udhëhoqën raundet e mëparshme në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjeneva mbetet vendi i preferuar për negociata

Kremlini ka zbuluar se do të diskutohet një gamë më e gjerë çështjesh sesa në Abu Dhabi, duke përfshirë territoret.

Përpara bisedimeve të paqes, Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se, sipas inteligjencës, Rusia po përgatit një sulm masiv ndaj Ukrainës. Ai urdhëroi Komandantin e Forcave Ajrore, Anatoly Krivonoshko, Ministrin e Mbrojtjes Mikhail Fedorov dhe Drejtorin Ekzekutiv të Ukrenergo, Vitaly Zaychenko, të përgatitin masa shtesë mbrojtëse.

Konsultimet janë pjesë e një raundi të ri bisedimesh për një zgjidhje për Ukrainën. Takimi po mbahet në Hotelin Intercontinental të Gjenevës dhe është i mbyllur për median. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se sot nuk pritej asnjë informacion në lidhje me bisedimet trepalëshe të Gjenevës, pasi ato do të diskutohen edhe të mërkurën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet do të mbulojnë një “gamë më të gjerë çështjesh”, duke përfshirë “çështjet kryesore që kanë të bëjnë me territoret”.

Ekipi i Ukrainës drejtohet nga Rustem Umerov, sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, dhe përfshin zyrtarë të lartë politikë dhe të sigurisë.

“Ne kemi një kornizë pune të dakordësuar nga Presidenti i Ukrainës dhe një mandat të qartë. Çështjet e sigurisë dhe ato humanitare janë në axhendë”, tha Umerov në Telegram, duke postuar një fotografi të delegacioneve ruse, ukrainase dhe amerikane.

Zyrtarët ukrainas pritet të shtyjnë përpara një armëpushim energjetik dhe të sqarojnë se si do të funksionojë një mekanizëm monitorimi nëse arrihet një armëpushim.

Ndërkohë, Zelensky paralajmëroi përpara takimit se Rusia mund të jetë duke përgatitur një tjetër “sulm masiv”, duke argumentuar se presioni ushtarak nuk është lehtësuar edhe pse negociatat rifillojnë.

Bisedimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, sipas Peskov, dhe nuk pritet ndonjë deklaratë e menjëhershme për median.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov thotë se delegacioni i vendit do të veprojë brenda kuadrit të marrëveshjeve të arritura në samitin ruso-amerikan në Anchorage. Ai gjithashtu konfirmon se është planifikuar edhe një takim « trepalësh ruso-amerikan-ukrainas ».

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, thotë se axhenda është rënë dakord dhe se ekipi është gati të punojë. Ai tha se do të diskutohen çështjet humanitare dhe të sigurisë.

Për Michael Moeller, ish-Drejtor të Përgjithshëm të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Zvicra luan një rol diskret, por të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Dhe zgjedhja e Gjenevës nuk është aspak e parëndësishme.

Bisedimet do të vazhdojnë nesër.

 

 

Derniers articles