2.3 C
Berne
jeudi 6/03/2025

Delegacioni prej 10 gazetarëve botërorë (OKB) nga Gjeneva, në darkë te Lazim Destani në Tetovë. Presidenti i APES Jean Musy falenderoi nikociret e ECOLOG për pritjen

Tetovë, 4 mars -Në emër të filantorpit dhe humanistit Lazim Desatni drejtuesit e kompanise gjigante Ecolog ka pritur nje delegacion të gazetarëve botëror (OKB) nga Gjeneva përfaqesues keta te mediave prestigjioze, meqe rast eshte shtuar edhe një darke enkas për gazetaret nderkobëtar. Për ketë pritjen e ngrohtë që gjetëm ne kete  kompani gjigante, gazetarert boterore kane falënderoj pezemresisht Lazim Destanin si dhe nikoqirët drejtues të Ecolog-ut, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Kompani ndërkombëtare ECOLOG ka mbi 12.000 punëtorë nga më se 50 nacionalitete, që operon në mbi 150 lokacione në 60 shtete të botës

Gjatë kësaj darke miqësore, ne gazetarët patëm rastin që nga pala pritëse, në veçanti nga Menaxheri Valdet Jusufi, të dëgjojmë detaje mbresëlënëse mbi natyrën e punës që bën kompania Ecolog, dhe sidomos mbi sukseset e jashtëzakonshme që ka arritur ky biznes ndërkombëtar i familjes së Lazim Destanit.

Kompania Ecolog International është ofrues global i shërbimeve të integruara dhe zgjidhjeve të reagimit të shpejtë. Kjo kompani ndërkombëtare ka mbi 12.000 të punësuar që vijnë nga më se 50 nacionalitete, ndërsa operon në mbi 150 lokacione në rreth 60 shtete anembanë botës. Përvoja, përkushtimi dhe ekspertiza prej më shumë se dy dekadash e ka bërë kompaninë Ecolog International të jetë partneri lider në ofrimin e një game të gjerë shërbimesh logjistike.

Ndër klientët e Ecolog International janë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), NATO, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Bundeswehr-i Gjerman, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, Ministria e Mbrojtjes e Francës, pastaj janë një numër i madh i kompanive të njohura si, Shell, Samsung, Bechtel, British Petroleum, Kuwait Energy, FLUOR, KBR, Qatar Energy, e shumë subjekte të tjera, përfshirë edhe qeveri të vendeve të ndryshme dhe Organizata të shumta Jo-Qeveritare.

Krahas mbështetjes që u ofron forcave ndërkombëtare në misionet e tyre paqe-ruajtëse, Ecolog International gjithashtu ofron mbështetje në projekte të ndryshme civile e humanitare duke ofruar zgjidhje të shpejta në raste katastrofash natyrore të shkaktuara nga tërmete e përmbytje, apo siç ishte dhe përballja globale me pandeminë Covid 19. Një ndër vlerat themelore të kompanisë është Përgjegjësia Sociale e Korporatës dhe kontributi aktiv në rritjen e standardit të jetesës në çdo vend ku Ecolog International operon.

Kompania kontribuon te këto komunitete përmes punësimit lokal, duke zhvilluar programe trajnimi dhe duke mbështetur një shumëllojshmëri të gjerë projektesh të komunitetit lokal që promovojnë mirëqenie ekonomike dhe standarde më të larta jetese. Kompaninë Ecolog International para më se dy dekadash e ka themeluar djali i Lazim Destanit, Nazif Destani.

Vizioni i mprehtë i Nazifit në identifikimin e nevojave të tregut ndërkombëtar dhe aftësia për të reaguar me zgjidhjet strategjike në biznes e ka revolucionarizuar industrinë duke futur centralizimin në tregun e shpërndarë të shërbimeve komplekse dhe logjistikës së reagimit urgjent. Në këtë biznes familjar, Lazim Destani është Kryetar i Bordit Mbikëqyrës.

Krahas rolit të tij në Ecolog International, Lazim Destani me zell të madh angazhohet në sferën e filantropisë e të humanitetit. Ai gjatë gjithë karrierës së tij në biznes gjithmonë i ka dhënë mbështetje zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës, artit, dhe sportit. Ai në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur projekte nga këto sfera dhe është pjesëmarrës aktiv në forume e konferenca shkencore që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të rajonit të Ballkanit e më gjerë.

Derniers articles