10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

Busti i «Skënderbeut» sot në Gjenevë, pse jo nesër edhe busti i heroit zviceran Guillaume Tell në Prishtinë

Redaktori i gazetës zvicerane Le Canton27.ch para bustit të heroit kombetar zviceran Guillaume Tell  (Le buste de « Skanderbeg » aujourd’hui à Genève, pourquoi pas demain le buste du héros suisse Guillaume Tell à Pristina)

Bernë, 30 maj -Nëse kemi parasysh numrin e madhë të komuniteteve të huaja nga mbarë bota qe jetojnë në Zvicër, shqiptarët ndjehen të privilegjuar që busti i heroit kombëtar Skënderbeu gjendet në qytetin ndërkombëtar në Gjenevë dhe busti i « Nënë Terezës » në Lozanë. Nëse kemi një bashkëpunim të mirë mes Zvicrës dhe Kosovës, atëhere pse të mos kemi nesër një bust edhe të heroit helvetik Guillaume Tell në Prishtinë, pas gjithë asaj cfare ka bërë Zvicra për shtetin më  të ri në Evropë?, pyet redaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Dje Skënderbeu « azil » në Zvicër, nesër Guillaume Tell « azil » në Kosovë

Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve Skenderbut është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor të vitit 1997 buze liqenit Lac du Leman  në William Rappard, nga veprimtarë të shquar Astrit Leka. Bustin e heroit shqiptar e mundësoi Zvicra në shenjë falenderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve është mbi 300 mijë.

Ish-diplomatja zvicerane Micheline Calmy-Rey, njihet edhe si një « avokate » dhe “Guillaume Tell” e Kosovës

“Jam shumë krenare që kam qenë avokatja e historisë e nje populli te dikskrimnuar, që ju mohua liria..deri ne pavarësine e Kosovës.”, kishte thënë znj. Calmy-Rey në intervistën e fundit per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Në vitin 2005 ne seancën e KS te OKB-së për ballkanin, ambasadori zviceran në Kombet e Bashkuara Peter Maurer ishte përgjegjës për transmetimin e mesazhit  nga Konfederata Hlevetike, qëatebote presidnete ishte Micheline Calmy-Rey. Ai promovoi pavarësinë e Kosovës në një fjalim në Këshillin e Sigurimit.

Iniciativa e radhës e autorit të këtij shkrimi ofruar autoriteteve kosovare dhe zvicerane për venien e bustiti e Guilluame Tell ne Prishtinë, ka hasur në përkrahje, per cka është njoftuar edhe qeveria e Kosoves dhe ambasada e Zvicrës në Prishtinë, me shprese qe kjo deshirë, projekt, iniciativë e propozuar nga redaksia e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Në fakt, një ide e tille ju është realizuar redaktorin te gazetes zvicerane Le Canton27.ch ne vitin 2011  kur disa vite më parë kishte propuar që një që shesh apo rrugë në Kosovë të emërohej me emrin e ish-presidentes Micheline Calmy-Rey. Shpresojmë që edhe kjo nismë do të jetë e suksesshme meqë Zvicra e meriton!

“Presidentja e Konfederatës Micheline Calmy-Rey do ta ketë vendin në emër të saj në Kosovë” (2011 – Micheline Calmy-Rey aura une place à son nom au Kosovo) kishte shkruar gezeta Tribune de Genève dhe mediat tjera zvicerane (Kosovo will einen Platz nach Micheline Calmy-Rey benennen) dhe ai kosovar me tituj të mëdhenj, duke bërë fjalë për propozimin e gazetarit te njohur shqiptare në Gjenevë, qe sot drejton Le Canton27.ch.

Pra, ngritja e bustit te heroit kombëtar të Zvicres ne Prishine, do te nderonte jo vetem kete vend mik, por edhe Kosovën si mirënjohes për gjitha ato cfarë ka bere dhe po bën Zvicra para, pas dhe pas luftes deri ne pamavrersine e Kosovës te njohur nga Berna me 17 mars 2008. Te kujtojme se para lufte, kur shqiptaret ishin te perndjekur, si viktima të politikave diskriminuese te regjimit serb,  Zvicra  strehoi dhe ju gjeti punë fillimisht mbi 100 mije kosovareve. Do përkujtuiar po ashtu  se gjate luftes ne Kosovë, Zvicra ju hapi derën mbi 60.000 refugjatëve kosovare të cilet me vone u riatdhsuan në vendlindje në baza vullnetare.

Aktualisht në Zvicër ka një komunitet të madh shqiptaresh, më shumë se 300,000 albanofon, kryesisht nga Kosova. mbi 100 mije jane te natyralizuar, te cilet posedojne pasaporta te kuq me kryq te bardhë, ka shkruar Le Canton27.ch duke ju referuar brimeve zyrtare nga OFS. Diaspora ka dërguar në Kosovë 1 miliard euro remitenca deri në tetor të këtij viti. Zvicra, nga vendet evropiane, është vendi prej nga diaspora dergon para më së shumti në Kosovë. Falë Zvicrës, komuniteti kosovar sot mund të “ushqejë” mbi 500,000 anëtarë të familjeve të tyre në Kosovë dhe në Ballkan.

Dita nacionale e shteti zvceran 1- Gushti festohet edhe nga shqiptaret ne Kosovë. Sot ne Kosovë, si në Prishtine ashtu edhe në qytete tjera paralel me flamurin e Kosoves dhe ate shqiptar valon edhe ai i Zvicrës. Sot ne Kosovë jetojne dhe veprojne mbi 500 shtetas zviceranë, duke mos harruar këtu edhe 235 ushtarë të Swisscoy qe po perkujdes për ruajtjen e paqes dhe stabulieitn ne rajon, misoni i të cileve eshte zgjatur deri në fund të vitit 2026.

Veq kesaj nese kemi parasysh gjitha këto, perfshire këtu ambasadën zvicerane në Prishtinë, bashkë me Guillaume Tell një dite ne kryeqytetin kosovar, duket se ka pasur arësye znj.Calmy-Rey, autoritetet tjera helvetike dhe mediat zvicerane qe shpesh kosovaret, Kosovën t’i quajne si “kantoni i 27-të » i Zvicrës, prej nga edhe gazeta zvicerane në shqip e mban emrin si « Le Canton27.ch » (Calamy-rey, si kumare) medium ky i vetëm shqiptar ne Zvicër që për synim ka integrimin e shqiptarëve dhe promovimin e sukseseve të tyre të cilët dite e sa vi po dëshmohen jo vetëm në futboll (me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin..) por edhe ne biznese, kulture, madje edhe në politikë.

Kush është « Skenderbeu » i zviceranëve – William Tell, ky simbol helevetik me famë botërore

Historia e William Tell-it përbën një nga mitet themeluese të Zvicrës. Gjurmët e para të historisë së tij gjenden në Librin e Bardhë të Sarnenit, një dorëshkrim që daton nga viti 1470. Më vonë, personazhi do të arrinte sukses falë poetit gjerman Friedrich von Schiller dhe dramës së tij « Wilhelm Tell ». Historia e një heroi zviceran që personifikon guximin.

Në 1291, kantonet e Urit, Schwyz dhe Unterwalden krijuan Konfederatën e Kantoneve të Tretë dhe vendosën të mos i nënshtroheshin më autoritetit të Habsburgëve, një familje e fuqishme perandorake nga Austria që dominonte një pjesë të madhe të vendit në atë kohë

Këto tre kantone pastaj betohen për ndihmë të ndërsjellë të përjetshme kundër të gjithë atyre që do t’i dëmtonin. Pavarësia e tyre bëhet zyrtare me nënshkrimin e Paktit Federal, rreth 1 gushtit, datë e zgjedhur më pas për të festuar Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Përmbaruesit, përfaqësues të dinastisë Habsburge, duke u ndjerë të kërcënuar nga ky rebelim, kryen abuzime. Njërit prej tyre, përmbaruesit Hermann Gessler, i ngritën një shtyllë në sheshin e fshatit Altdorf, kryeqyteti i kantonit Uri, dhe vendosi kapelën e tij mbi të. Të gjithë kalimtarët janë të detyruar të përkulen para kësaj godine në shenjë nënshtrimi.

Është në këtë kontekst konfliktual që fillon historia e William Tell. Më 18 nëntor 1307, ky i fundit kaloi në sheshin e fshatit, duke injoruar kapelën, ndonëse ishte vënë në pamje të qartë, dhe duke ditur se rrezikonte vdekjen nëse denoncohej. Ky dështim iu raportua shpejt përmbaruesit Gessler, i cili vendosi që Guillaume Tell të paraqitej në gjykatë të nesërmen.

Derniers articles