0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Bernë, Këshilli Federal kërkon të ndalojë Hamasin në Zvicër për 5 vjet

Ndalimi i Hamasit zvogëlon rrezikun që Zvicra të përdoret si destinacion ose zonë kthimi dhe zvogëlon kërcënimin e aktiviteteve terroriste në tokën zvicerane

Bernë, 4 shtatro -Hamasi duhet të ndalohet në Zvicër për pesë vjet. Këshilli Federal dërgoi projektin e tij në Parlament të mërkurën. Ndalimi synon gjithashtu organizatat e lidhura me grupin islamik, njofiotn gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Në mënyrë të detajuar, në shënjestër janë edhe organizatat që shërbejnë si mbulesë për Hamasin, ato që burojnë prej tij, si dhe organizatat dhe grupet që veprojnë me urdhër ose në emër të tij. Për t’u ndaluar, Këshilli Federal do të duhet të tregojë afërsi të veçantë me Hamasin.

Komitetet e politikave të sigurisë do të konsultohen. Ndalimi i një organizate ose grupi mund të apelohet në Gjykatën Administrative Federale.

Për më tepër, sipas Le Cantron27.ch Këshilli Federal ka vendosur të mos miratojë një dispozitë të veçantë penale. Kodi Penal tashmë dënon pjesëmarrjen dhe mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste. Parashikohet dënim me burg deri në 20 vjet ose gjobë në të holla.

Derniers articles