0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Qeveria zvicerane kërkon nga pala serbe dhe kosovare te zgjidhin problemet permes dialogut

Berne, 27 shtator -Sot po bëhen një javë qe kur në veri të Kosovës po mbretëron nje situata e brishtë, tejet e tensionuar! Qeveria serbe viteve te fundit nuk njeh tabelat e Kosovës dhe cdo veture e Kosoves qe hyne ne Serbi i heqen tabelat, duke i vënë ato serbe. Ne pergjigje te kesaj politike, Qeveria e Kosova ka vepruar konform reciprocitetit dhe marrëveshjeve në Bruksel due vepruar sikur autoritetet e Beogradit.

ndryshe, komuniteti kosovare te shqetesusr per situaten, kane sy e veshe kah Kosova. Komuniteti shqiptar, si me i  madh ne Zvicer, perballe provokimeve serbe nuk ndjehen rehat për shkak se në rajon kane prinder, motra, vellezërit dhe familjaret e tyre.

Lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë ditët e fundit, bashkësia ndërkombëtare (nga Ambasada e SHBA, NATO dhe BE) reagoi dhe u bëri thirrje palëve që të përmbahen dhe të ulen në tryezën e negociatave.

Edhe autoritetet zvicerane te shqetesuar per situten e krijuar, po e percjellin gjendjen per se aferni duke kontaktuar palet.

Ne nje njoftim nga Berna zyrtare derguar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nder tjera thujet se «DFAE po ndjek nga afër tensionet e fundit në rajon dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dyja palët. » Sipas zdheneses se  Ministrise se Puneve te Jashtme znj. ElisaRaggi « Qeveria zvicerane bën thirrje autoritet serbe dhe kosovare per dialog në mënyrë që të qetësohet situata. » (Le DFAE suit de près les récentes tensions dans la région et a été en contacts directs avec les deux parties. Le DFAE appelle au dialogue afin d’apaiser la situation..), citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles