23.5 C
Berne
mardi 1/07/2025

Beogradi « njeh » Republikën e Kosovës! E konfirmon qeveria serbe në komunikatën zyrtare (DOC.)

Faqja zyrtare e Qeverisë së Serbisë

Prishtine/Beograd, 5 shkurt -Serbia pranon zyrtarisht në komunikimet e saj të publikuara online se Kosova është republikë.

Një nga faktet që e tregon këtë, është një komunikatë të cilën Qeveria e Serbisë e ka publikuar në Web faqen zyrtare, Kosovës i referohet Republika e Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët nga zyrtarët serbë, apo nga vetë Qeveria, njofton nga Prishtina korrespendenti i gazetës zvicerane ne ship Le Canton27.ch

Gjithashtu në komunikatën publike të qeverisë thuhet se “Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet në komunikatë.

Kjo « njihje » e shtetin te Kosoves nga ana e shteti fqinje Serbise eshte hequr pas disa minuta nga web faqja e qeverise serbe, që sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch « ky nuk ishte gabim e as lapsus, por testim nga ana e presidentit serbe Aleksander Vucic duke pergatitur opinionin, qe Serbia nese jo sot, neser do ta njoh Republikes e Kosovës.. »

Ndërkaq, të shtunën, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

Belgrade « recognizes » the Republic of Kosovo! The Serbian government confirms it in the official communiqué (DOC)

Belgrad „anerkennt“ die Republik Kosovo! Die serbische Regierung bestätigt dies im offiziellen Kommuniqué (DOC)

Belgrade « reconnaît » la République du Kosovo ! Le gouvernement serbe le confirme dans le communiqué officiel (DOC)

Beograd „priznao“ Republiku Kosovo! Vlada Srbije to potvrđuje u zvaničnom saopštenju (DOC)

Belgrad «priznayet» Respubliku Kosovo! Pravitel’stvo Serbii podtverzhdayet eto v ofitsial’nom kommyunike (DOC)

Белград «признает» Республику Косово! Правительство Сербии подтверждает это в официальном коммюнике (DOC)

Derniers articles