3.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Batcheva nga Gjeneva: RTK-ja de fakto është anëtare e EBU meqë merr pjesë në gjitha aktivitetet tona. Në fillim të dhjetorit, drejtori Hysen Hundozi në Asamblenë e Përgjithshme

Zyrtarja e lartë e EBU-s në Gjenevë Ratka Batcheva, përgjegjese e Unionionin e Transmetuesve Evropianë per vendet e ballkan dhe Evropë ne bisede me kolegun Nefail Maliqin, redaktorin e gaztees zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Gjenevë, 20 Nëntor -Televizioni Radito i Kosovës para pak ditësh festoi 25 vjetorin e krijimit. Për ecurinë dhe sukseset e kësaj media publike, padyshim një meritë e madhe meriton Unioni i Transmetuesve Evropianë, me seli në Gjenevë. Me rastin e këtij përvjetori, zyrtarë të lartë të EBU në Gjenevë Ratka Batsheva, përgjegjese e Unionionin e Transmetuesve Evropianë per vendet e ballkan dhe Evropë sot ka folur për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ratka Batcheva nga EBU: Nderrimi i shpesht i drejtoreve flet se dicka nuk eshte ne rregull me RTK. Eshte koha qe re reformohet dhe te pasurohet me kuadro te reja dhe profesionale ky medium publik  

Sipas Betçevës, RTK ka lidhur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për shërbime me EBU-në dhe gëzon qasje të privilegjuar në një gamë të gjerë shërbimesh të EBU-së. »

RTK-ja ka përfituar nga projekte, iniciativa, shkëmbime dhe aktivitete të shumta të EBU-së. RTK ishte pjesë e një projekti të përgjithshëm katërvjeçar prej 3 milionë eurosh për “ndihmë teknike për PMM-të në Ballkanin Perëndimor” të financuar nga Bashkimi Evropian.

“Televizioni publik i Kosovës – RTK ka ende ka nevojë për reforma dhe pasurim të kësaj media me gazetar dhe nje staf profesional dhe të pavarur. Njekohesisht, Qeveria e Kosovës si dhe liderët e partive politike duhet t’i mbajnë duart larg RTK-së, sepse televizioni nuk është pronë e tyre private, por është një media publike që është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”, vazhdoi znj. Batcheva nga EBU.

Pyetjes, se kur RTK do të bëhet anëtare e EBU-së në Gjenevë, zonja Batcheva tha se “se mediumi publik kosovar RTK-ja është pjesë e familjes sonë pasi merr pjesë në aktivitetet tona, pasi në asamblene e përgjithshme është i ftuar drejtori aktual i RTK-së z. Hysen Honduzi. Pjsemarrja e z.kreut te RTK-së në Asambleja e EBU-së, e cila do të mbahet më 4 dhe 5 dhjetor të këtij viti në Lozanë, deshmon se ky medium kosovar është de fakto anëtare e orgaizates sonë, por për të qenë de jure, anëtare e plotë janë procedura dhe kritere të EBU-s për shembull anetaresimi Kosovës ne njëren nga dy organizatat si ne UIT apo Këshillin Evropian. Ne mbetemi me shpresë se Kosova së shpejti do të bëhet anëtare e njërës prej këtyre organizatave dhe automatikisht do të anëtarësohet dhe do të marrë pjesë në Eurovizion. »

« Para disa ditësh Radio Televizioni i Kosovës (RTK) festoi 25-vjetorin e krijimit. Ky është një moment i rëndësishëm historik në zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm demokratik. RTK u themelua nga EBU në vitin 1999 pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë me një mandat nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),.. » ka deklaruar znj. Ratka Batcheva, përgjegjese e Unionionin e Transmetuesve Evropianë per vendet e ballkan dhe Evropë

Por sipas znj.Batcheva, EBU mbetet e shqetësuar për tre gjëra në lidhje me RTK-në dhe rrethinën e saj: Çështja e pronësisë së RTK-së, financimi i saj dhe ndërrimet e shpeshta të drejtorëve.

Më pas duke folur për bashkëpunimin ndërmjet EBU-së në Gjenevë dhe RTK-së në Prishtinë, znj. Betcheva pohoi se “EBU-ja ka mbështetur RTK-në ndër vite që të bëhet një media e vërtetë e shërbimit publik që i shërben të gjitha shtresave të shoqërisë dhe promovon demokracinë në Kosovë… » ka thëne në fund znj. Radka Betcheva, zyrtare e lartë e EBU-së në Gjenevë për gazeten zviceraney ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles