27.1 C
Berne
samedi 21/06/2025

Ambasada dhe konsulata kosovare zgjerojnë bashkepunimin me Republiken e Gjenevës

Gjenevë, 27 maj -Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Sh.T. Mentor Latifi, së bashku me Udhëheqësen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, u pritën në një takim kurtuazie nga Kryetarja e Qeverisë së Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, znj. Nathalie Fontanet, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kantonit të Gjenevës, me fokus të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e komunitetit kosovar në Zvicër.
U diskutua gjithashtu roli i Gjenevës si një qendër e rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa u theksua rëndësia e angazhimit aktiv të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare me seli në këtë kanton. Palët shprehën vullnetin për të forcuar kontaktet institucionale dhe për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellët.
Ky ishte një rast i mirë për të forcuar me tej lidhjet e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Republikës e Kantonit të Gjenevës.

Derniers articles