Kryeministri i sapo votuar, Albin Kurti ka prezantuar sot emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të tij.
Me Ministrinë e Mbrojtjes do të udhëheq Armend Mehaj e cili pak është me i njohur per forcat nderkombëatre (NATO-n) se sa për opinionin publik shqiptarë. Armend Mehaj eshte emëmi më i befasishëm në kabinetin e qeverisë “Kurti 2”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kush është ministri i ri i mbrojtjes Armend Mehaj?
Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.
Me këtë rast, Mehaj kishte deklaruar se dashurinë për vendlindjen e tij Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e ka të shenjtë.
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.
Mehaj është nga Isniqi i Deçanit. Ai ka shumë vjet që jeton me familjen e tij në Norvegji. Mehaj është 40-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.