4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Jubile: 65 vjet Shqipëria në OKB. Shqiptarët në Kombet e Bashkuara nga Fan Noli dhe Wilson deri tek Rugova dhe Ilir Meta 

Gjenevë/UN 16 dhjetor -Ne kohen kur OKB sot po shenon 75-vjetorin e ekzistimit te saj edhe shqiptaret me 14 dhjetor të ketioj viti shënuan dhe kremtuan 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Shqiperia ne OKB 65 vite « lufte » për te drejtat njeriut dhe për  demokraci. Misioni per dialog dhe paqe vazhdon!..Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur 75-vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila përkon dhe me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të. « OKB është gurthemeli i një bashkëpunimi mes shumë shteteve. Presidenti shkruan se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon… » ka thëne presidenti shqiptar z.Meta, me rastin e këtyre dy jubileve. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë dhene gazetarin Nefail Maliqi ne OKB në Gjenevë kishte thenë se « shqiptaret permes dy shteve sot po lobojne për njohjen e Kosovës nga shtetet e reja, që cila do t’i mundësonte anëtarësimin e saj në OKB, ne NATO dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.. » shkruan gazeta zvicerane ne gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”

Me rastin e dites ndërkombëtare se OKB-se, 75-vjetorit te kesaj organizate boterore dje gazetari ynë në Gjenevë Nefail Maliqi (25 vite ne OKB) permes një letreje ka uruar dhe falemenderuar shefin e OKB-së Antonio Guterres për rolin e kesaj organizate më të madhe nderkombetare viteve te fundit dhe angazhimit ne ballkan, sidomos ne avancimin e proceseve demokratike ne Shqiperi si dhe Kosove qe nje dite edhe kjo e fundit ky shtet te behet anetare e 199 me radhe e OKB.

Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955 përbën padyshim një nga ngjarjete shënuara në historinë e vendit. Menjëherë pas anëtarësimit të OKB-së, Shqipëria mori pjesë në mënyrë aktive në punimet e organeve dhe agjencive të specializuara të OKB-së. Shqipëria mban misione të përhershme diplomatike pranë selisë të OKB-së në Gjenevë dhe zyrave të OKB-së në New York, shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”

OKB 75-vjet «lufte» per te Drejtat e Njeriut. Shqiperia ne OKB 65 vite « lufte » per demokraci. Misioni per dialog dhe paqe vazhdon!..

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB – Fakti DitorKeto 25 vitet e fundit nga vendi kolegu yne Nefail Maliqi nga  vendi  ngjarjes ne seline e OKB-së ishte  dëshmitar nga dora e parë mbi zhvillimet diplomatike dhe misionet humanitare ne ballkan dhe bote i cili takoi dhe bisedoi me gjithe shefat e OKB-së keto dy deceniet e fundit , duke u nisur nga Ban Ki-moon, Kofi Annan dhe sot Antonio Guterres. Sikur Kofi Annan ashtu edhe Ban Ki-moon kishin qasje serioze ne zgjidhjen e krizes se Kosoves jo vetem ne avancimin e te drejtave te Njeriut shqiptare qe ishin te shtypura nga diktatura dhe regjimi serb i prire nga kryekrimineli Milloshevic por per te dalur nga status quoja, drejt definimit te statusit te saj.

Misioni i Përhershem i Republikës së Shqipërisë ne OKB me krenari ka shënuar kete date qe per diplomacise e shqiptare ehste me shume se ne pervjetor (65 vjet) eshte nje jubile dhe feste e madhe duke shenuar historine nga 14 dhjetori i vitit 1945 të ngritjes së flamurit kuq e zi në Pallatin e Kombet e Bashkuara.

Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara është shënuar sot edhe nga Ambasadorja Besiana Kadare dhe Ravesa Lleshi « Vete emrat e ketyre dy ambasadoreve qe perfundojne me -a-, nënkupton avancimit e te drejtave te njeriut, ne kete rast te gruas shqiptare e cila po ecen mer hapa të sigurt duke hapur dyert e organizatave nderkombëtare duke perfaqesuar sot me kujdes dhe sukses shtetin tonë shqiptare ne diplomacine boterore. .. » ka thënë per gazetën zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » kolegu Nefail Maliqi, gazetar i parë dhe i vetem ne OKB i cili per rresht dy decenie ndjek aktivitet nderkombëtare per disa media shqiptare ne ballkan (Deusche Welle, BBC, Top Channel, The Geneva Post, Bota sot, Presheva Jonë etj..) i cili me një gazetari profesionale i sherbeu vancimit të proceseve demokratike ne ballkan si dhe sensiblizimit te ceshtjes se Kosoves dhe asaj mbare shqiptare ne arenën nderkombëtare drejtepersëdreti nga selia e OKB-së.

Gazetari shqiptar ne OKB Nefail Maliqi: Cdo takim dhe intervist që kisha me shefat e OKB-së (Ki-Moon, Annan, Guterres) për temë kisha dialogun dhe zhvillimet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë!

OKB qe njihet sot si nje fmailje e madhe e popujve, e Kombeve te Bashkuara është themeluar menjehre pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe humanitar si dhe barazinë sociale. Ajo u themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca), me qëllim kryesor forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

Vendet anëtare të OKB-së pajtohen me mendimin se bota e sotme moderne po bëhet gjithnjë e më të globalizuar dhe ka nevojë për një organizatë ndërkombëtare të aftë për të vepruar globalisht dhe në mënyrë efektive për zgjidhjen e konflikteve globale. Sot OKB është e përfshirë në një sërë nismash dhe aktivitetesh të cilat adresojnë dhe synojnë të zgjidhin çështjet globale me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzimit.

Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955 përbën padyshim një nga ngjarjete shënuara në historinë e vendit . Menjëherë pas anëtarësimit të OKB-së , Shqipëria mori pjesë në mënyrë aktive në punimet e organeve dhe agjencive të specializuara të OKB-së . Shqipëria mban misione të përhershme diplomatike pranë selisë të OKB-së në Nju Jork dhe Zyrave të OKB-së në Gjenevë dhe në Vjenë .

Vitet e fundit Shqipëria ka mbështetur aktivisht përpjekjet e OKB-së për ruajtjen e paqes. Ajo merr pjesë në operacionet paqeruajtëse të OKB-së duke kontribuar me trupa, vëzhguesit ushtarakë dhe policore si dhe duke kontribuar fondet në buxhetin e operacioneve të paqes.

Shqipëria është zgjedhur anëtare e ECOSOC për periudhën 2005-07 dhe për periudhën 2013-15. Gjatë vitit 2013 Shqipëria ka dhenë kontributin e saj në ECOSOC edhe në cilësinë e Zëvendës Presidentit të Këshillit Ekonomik dhe Social.

Shqipëria është pjesë e programit “Një OKB”, si vend pilot që po zbaton këtë reformë të Kombeve të Bashkuara. Konferenca ndërkombëtare e “Delivering as One”, e mbajtur në Tiranë 27-29 qershor 2012 vlerësoipërvojën e Shqipërisë në këtë drejtim. Shqipëria është anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2015-17.

Shqiptaret në OKB nga Fan Noli deri tek Rugova. I pari kerkoi anëtaresimin e Shqiperise, i dyte te Kosovës, ne familjen e madhe te Kombeve

Ibrahim Rugovës, sot 27 vjet, më 16 shkurt 1993 kishte kërkuar vendosjen e trupave ndërkombëtare dhe protektorat të OKB-së mbi Kosovën, si fazë kalimtare.

Rugova ishte edhe ndër personalitetet e para shqiptare që kishte vizituar OKB-në i pritur si president i Kosovës nga shefi i OKB-së. Eshte interant te theksohej se Rugova ihste personlaitet i vetem qe sa herë vizitonte OKB-në apo zyrtarët e kësaj organizate e trajtonin dhe e quanin si president i Kosovës. (“Secrtary-General Meets with President of Kosovo. Secretary-General Kofi Annan (right) meets with Ibrahim Rugova, President of Kosovo.”) Do perkujtuar se Dr.Ibrahim Rugova para 27 viteve kishte kërkuar vendosjen e Koves ne protektoratine OKB-së dhe NATO-s

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999 ku vizitoi kampet e refugjatëve të Kosovës në Kukës. Kurse Kosovën me 19 qershor 2012 ishte kjo vizita e parë e një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, vizitë kjo e cila nuk u mirëprit nga serbët e as nga rusët. Anna atë botë u mirëprit nga i pritur nga nikoqiri dhe presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me shefin e diplomacisë zvicerane, Didier Burkhalter, Guterres i pyetur nga gazetari i Nefail Maliqi në Zvicër lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, theksoi se “do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”. (« Responding to a question from the news agency’s correspondent in Geneva, the UN Secretary-General Antonio Guterres is quoted as saying that he regretted that the dialogue between Pristina and Belgrade was stalling. “If you ask me if I am pleased, it is clear I am not,” said the UN chief Guterres, answering the question that the news agency journalist Nefail Maliqi in Switzerland, adding that he would have liked to see much greater progress in the process.« )

Ambasadori i parë shqiptare në OKB, Fan Noli së bashku me Wilsonin në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota. Suksesi në Lidhjen e Kombeve i dha Nolit, vendin e figurës kryesore në jetën politike shqiptare.

Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri, dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën ‘Vatra’ në parlamentin shqiptar. Me ketë mund të themi se shqiptarët pas Skenderbeut deri tek epoka e Ismail Qemalit nuk dinin vetëm të bënin luftë, por bënin edhe diplomaci shumë herët, madje edhe para se të bëhej shteti shqiptar, të pushtojnë kancelarët e OKB në favor të njohjes dhe internacionalizmit të Shqipërisë, çështjes sonë kombëtare.

Viti 1917, kur Noli i kërkonte ndihmë presidentit amerikan Wilson për antarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Foto e rrallë: Kur Fan Noli kërkonte ndihmë presidentit amerikan Wilson në Gjenevë për antetarësimin e Shqiperisë në Lidhjen e Kombeve - Bota Sot

Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në vitin 1917, Fan Noli kishte takuar personalisht presidentin amerikan Wilson, i cili i kishte dhënë fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë. Ai i kërkoi ndihmë presidentit amerikan Wilson për  antarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Thomas Woodrow Wilson ështe i lindur në 28 dhjetor të vitit 1856 dhe vdiq më 3 shkurt të viti 1924. Wilson ishte presidenti i 28-të i radhës i SHBA, mes viteve 1913-1921. Wilson dha një kontribut të madh për zyrtarizmin e shtetit shqiptar në Gjenevë.

Për këtë angazhim të presidentit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe institucionet tona janë mirënjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Kurse, në dhjetor Shqipëria, me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran ku në mesin e 192 flamujve valon sot ditë e natë, verë e dimër flamuri ynë kombëtar kuqzi me dy krena.

Por nuk duhet harruar roli patriotik i Fan Nolit. Ai u kthye në Evropë për të promovuar pavarësinë e Shqipërisë, vendosjen në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913. Ai u rikthye në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore, duke shërbyer si kreu i organizatës ‘Vatra’, i cili në fakt e bëri atë njëherazi dhe udhëheqës të diasporës shqiptare.

Falë përpjekjeve të tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson për një Shqipëri të pavarur ku në vitin 1920 ajo fitoi anëtarësimin e shteti të ri në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse Shqipëria tashmë kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1912, anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve kishte domethënie e madhe e vendit në me njohjen ndërkombëtare. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”, mësohet të ketë thënë Fan Noli.

Zonjusha Ravesa Lleshi, ambasadore ne OKB ne bisede me gazetarin tonë të njohur në Gjenevë Nefail Maliqin

Ambasadorja shqiptare në OKB pret gazetarin nderkombëtar nga Presheva në Gjenevë | Presheva Jonë

Derniers articles