4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Le Canton27.ch: 1 Gushti-Dita Nacionale e Zvicrës të shpallet ditë feste në Kosovë!

Bernë, 1 gusht -Gazeta Le Canton27.ch i uron 26 kantoneve te konfederatës helvetike 730-vjetorin, pamvaresisne e shtetit me demokratik dhe tolerant në botë! Me rastin e pamvaresise se shtetit helvetikj, sot me 1 Gusht i bashkangjiten festes dhe urimeve edhe 300 mije shqiptarë në Zvicer qe aktualisht mijera sish gjenden ne pushime verore ne vendlindje! 1 Gushti-Dita Nacionale e Zvicrës të shpallet ditë feste edhe në Kosovë! Janë një mijë arësyera pse duhet shenuar këtë festë edhe ne Kosovë, kërkesë kjo që gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i ka derguar qeverise së Kosovës! 

Nefail MALIQI, Genève

Sot është dita kombëtare e Zvicrës e cila shënon nënshkrimin e Kartës Federale në vitin 1291. Një shtet 730 vjeçar që ka qenë pranë nesh për një kohë të gjatë, një vend që ka ndikuar shumë edhe për demokracine dhe tolerancen nder popujt ne balkan!

“1-Gushti-Festa kombëtare e Zvicrës për ty dhe për mua, por edhe për ne te huajt (“Le 1er Août – Fête nationale Suisse, pour toi et pour moi, mais aussi pour nous étrangers!“) ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke uruar qytetaret e 26 kantoneve Diten e pamvaresise- 1 gushtin!

Le 1er août – La Fête nationale suisse doit étre déclarée fériée au Kosovo! / 1. August – Schweizer Nationalfeiertag muss im Kosovo zum Feiertag erklärt werden!

Aucune description disponible.Me rastin e 730-vjetorit te qenit për cdo vit bashkarisht me zvceranët edhe shqiptarët festojne 1 gushtin – Diten Nacionale te shtetit helvetik. Shqiptaret jane me shume se me fat, jane te priveligjuar te jetojne dhe te punojne ne Zvicër!. Megjithate, sot, diten Nacionale-1 gushtin nese jo zrytraisht shqiptaret po e festojne ashtu kush si mundet ne menyre private edhe ne Kosovë, qytetare keta Zvicra qe gjenden aktualisht ne pushime po festojne duke vene flamujt ballkanove apo para shtepive te tyre si dhe shtyllat (bander) e rrymes elektrike, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila publikon disa fotografi ku shifen flamujt e Zvicres rrugeve te Kosovës!

1 gusht -Zvicra, si vite më parë edhe sivjet festoi Ditën e saj Kombëtare, 1 Gushtin. Bashkërisht me zviceranët festuan edhe mijëra shqiptarë. Sa i përket shqiptarëve që në Zvicër janë rreth 300 mijë. Janë mbi një mije aresera pse edhe shqiptarët ne Kosovë dhe ballkan duhet t’i festojnë Diten Nacionale te Zvicres paralel bashkë me zviceranët

Shqiptarët në Zvicër 1 gushtin e festojnë si 28 Nëntorin? Nëse ne Kosove shenohet dita e clirimit te Ameirkës, pse edhe 1 Gushti -Dita Nacionale e Zvicres t’mos shenohet ne Kosovë, qe shpesh nga mediat dhe politikaj zviceran Kosovën e konsiderojne si kantontoni i 27-të, për cka edhe gazeta jone e mbane emrin! (Le Canton27.ch).

Pra, dita nacionale e Zvicres të shpallet edhe në Kosovë si ditë feste! Nese shqiptaret edhe jashta vendit me mbi 1 milionë festojne 28 nentorin, pse edhe shqiptaret e Zvicres t’mos e festojne 1 gushtin ne Kosovë apo ku gjenden ata ne viset tjera te ballkanit, meqe ky pervjetor koincidon ne ditet e pushimeve, ku pjesa dermuese e mergimtareve gjenden jashta Zvicres. Njëkohesisht, kjo Zvicer ka « prodhuar » një Xherdan Shqiri apo Granit Xhaka te cilet e ngriten lart Zvicres ne futbollin evropian dhe arenen nderkombëtare si dhe emrin shqiptarë duke ngritur imazhin dhe dinjitetin e dy popujve!

Diaspora shqiptare nga Zvicra sot mban gjalle me buke mbi 500 mije kosovare. Per cdo vit me shumë se dy miliardë franga hyne në Kosovë nga mërgimtarët!

Flamujt e Zvicrës nëpër Kosovë mahnitin zviceranët - AlbinfoVeç kësaj, pse t ‘mos e festojmë 1-Gushtin, ditën Nacionale të shtetit Helvetik, kur kjo Zvicra gjatë luftës i hapi dyert per mijera emigrant, ajo strehoi pa hezitim mbi 60 mijë refugjatë, pastaj Zvicra njihet ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me bukë afër 800 mijë shqiptarë në ballkan (500 mijë në Kosovë, 200 mijë në Maqedoni edhe 100 mijë tjerë në Shqipëri, Luginen e Preshevës dhe Mal të Zi).

Zvicra sot eshte investitori më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro.. Zvicra ndihmon në punësimin e 3 mijë personave në Kosovë deri en vitin 20124

Perveq angazhiimit te mijera ushtareve  zviceran (Swisscoy) keto 12 vitet e fundit ne Kosovë dihet sot angazhimi i qeverise zvicerane ne Kosove dhe roli i saj i faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon!

“Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës..” ka deklaruar ambasadori zviceran ne Kosovë z.Thomas Kolly ne bisedën e fundit për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”  me rastin e 12-vjetorit te pavarësisë së Kosovës.

Njëkohesihtsh sot ne Zvicer ke qindra frima, komapani, shkolla ne gjuhen shqipe, ke monujmente hiostrike sikkur busit i heroit kombëtar « Skenderbeut » ne Gjeneve buzi Liqenit (Lac du Leman përballe OKB-së etj…Veq kesaj, sipas autoriteteve te Prishtinës, per cdo vit me shumë se dy miliardë franga hyne në Kosovë nga mërgimtarët! Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet në ditët e vështira. Keto a nuk jane vetem disa aresye pse duhet kremtuar 1-Gushtin edhe ne Kosovë!

Pas 730 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Kjo është arsyeja pse sot Zvicra nuk është jo vetëm një mirë transportuese e çokollatave dhe djathit, por “transportuese” e mire edhe e tolerancës dhe demokracisë. Vendet e tjera duhet të përfitojnë nga ky “transport” gatis helvetik! Zvicra gjithmonë ka thënë se të jetë një shembull për vendet që sapo kanë dalë nga një luftë dhe konflikt që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova.

Zvicra njihet si prodhuese dhe transportuese e mire jo vertem e çokolladave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, qe vendet tjera te cilave ju mungon ky “artikull” te shfrytëzojnë nga nga shteti helvetik.

Atëhere pse t’mos festojme 1-Gushtin diten e Zvicres, te cilet gjithnje na kane mbeshtetur dhe po ndihmojne shqiptaret !.. Urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!

Pra, urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!. Kjo është pse shqiptarët e festojnë dhe duhet ta festojnë Ditën Nacionale të Zvicrës paralel me zviceranet!

1291 – Urime Ditelindjen Zvicër!
Bonne fête nationale Suisse!
Buona festa nazionale Svizzera
Alles Gute zum Geburtstag SchweizZhegra "shndërrohet" në Zvicër para ndeshjes me Serbinë (Foto) - Insporti

Derniers articles